Trajneri i Kombëtares U-16, Armand Dama, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi U-16, që do të zhvillohen më 25 dhe 27 gusht.
Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe do të përballen me bashkëmoshatarët malazezë në dy teste, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar formën e lojtarëve dhe për të vijuar punën në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme.
Ndeshja e parë do të luhet më 25 gusht, në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 27 gusht, në orën 11:00, në Mal të Zi.
Lista e trajnerit Armand Dama për këto dy miqësore përbëhet nga 20 futbollistë:
Portierë : Valerio Alijaj, Besardo Ndoj.
Mbrojtës : Elez Elqeni, Denian Avdylaj, Dejvis Mesiti, Romeo Hazizaj, Redjon Margjekaj, Noseld Bahushi, Kevin Muharremi.
Mesfushorë : Matias Mehmeti, Enea Taci, Gean Ramadani, Elio Mera, Alesio Gjomarkaj, Elio Tavani.
Sulmues: Alessio Kopani, Adrian Sina, Santjago Perkola, Marin Shehaj, Gledion Koci.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







