Në prag të nisjes së edicionit 2026-27, Vllaznia dhe Skënderbeu përballen sërish në një duel që ka prodhuar gjithmonë rivalitet.
Në pesë ndeshjet e fundit direkte, bilanci anon lehtë nga korçarët, me tre fitore ndaj dy të shkodranëve. Gjatë sezonit 2024-25, dy skuadrat u përballën katër herë. Skënderbeu fitoi 1-0 në duelin e parë, ndërsa Vllaznia reagoi me sukseset 2-0 dhe 4-0.
Në përballjen e fundit, korçarët triumfuan sërish, këtë herë 2-1 në transfertë. Nëse i shtohet edhe fitorja 3-2 e Skënderbeut në sezonin 2023-24, bilanci i pesë sfidave të fundit shkon në favor të korçarëve. Megjithatë, historia e përballjeve direkte favorizon minimalisht Vllazninë.
Dy ekipet janë ndeshur plot 72 herë, me kuqeblutë që kanë regjistruar 32 fitore, kundrejt 31 të Skënderbeut, ndërsa vetëm 9 takime janë mbyllur në barazim. Edhe golavarazhi është në favor të shkodranëve: 100 gola ndaj 89 të korçarëve.
Fitorja më e thellë e Vllaznisë është 5-0, ndërsa Skënderbeu ka triumfuar 5-1. Shifrat tregojnë qartë rivalitetin e fortë mes dy skuadrave, ku diferencat kanë qenë minimale ndër vite.
Tashmë, në javën e parë të sezonit të ri, Vllaznia kërkon një start pozitiv, ndërsa Skënderbeu synon të konfirmojë momentin e mirë në përballjet e fundit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







