Juventusi është në lëvizje të plotë në orët e fundit të merkatos së verës, me afrimin e një sulmuesi të ri si prioritet. Pas dy fitoreve në kampionat, drejtuesit bardhezi duan t’i dhurojnë Luciano Spallettit një skuadër konkurruese për objektivin Champions League.
Në krye të listës është Joshua Zirkzee. Juventusi po negocion me Manchester United për një huazim me vlerë 3 milionë euro dhe të drejtë blerjeje prej 30 milionësh. Sulmuesi holandez ka dhënë tashmë dritën jeshile për transferimin në Torino.
Në të njëjtën kohë, po punohet për largimin e Jonathan David, me Atletico Madrid që është aktualisht destinacioni më i mundshëm për kanadezin. Marrëveshja mund të bëhet për huazim me të drejtë blerjeje rreth 30 milionë euro.
Nëse dështon Zirkzee, alternativa kryesore është Nick Woltemade i Newcastle, ndërsa në mesfushë Juventusi po kërkon një tjetër përforcim. Pista e preferuar është Pierre-Emile Hojbjerg i Marseille, edhe pse operacioni mbetet shumë i komplikuar.
Në listën e alternativave janë edhe Darryl Bakola i Sassuolos dhe Guido Rodriguez i Valencias.
Me merkaton që mbyllet nesër në orën 20:00, Juventusi përgatitet për një sprint final me disa operacione ende për t’u mbyllur.








