• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie

10/09/2026
Rama: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar këtë të enjte detajet e reformës së re në fushën e strehimit, gjatë prezantimit të Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, “Rilindja 2.0”.

Rama bëri me dije se drafti i ri ligjor për strehimin do të kalojë së shpejti në konsultim publik dhe më pas në Parlament, ndërsa reforma do të sjellë gjashtë programe të reja, të cilat, sipas tij, do të adresohen së bashku në një reformë tërësore.

“Janë 6 programe të reja, që do t’i adresojmë të gjitha sëbashku, nuk kam parasysh shpikje kur them të reja, por janë të ambalazhuar sëbashku në një reformë tërësore”, deklaroi ai.

Kreu i qeverisë shpjegoi se programi i parë lidhet me banesat sociale me qira, por me një qasje të re.

Sipas tij, nuk do të bëhet fjalë vetëm për ndërtimin e banesave dhe më pas pritjen në radhë për përfituesit, pasi do të përdoren disa instrumente, përfshirë ndërtimin e ri, blerjen direkte nga tregu dhe përshtatjen e objekteve shtetërore apo të konfiskuara.

“Dhënia e banesave sociale me qira do të jetë një program i cili do të bëhet më kompleks dhe jo thjesht e vetëm prit të ndërtohet edhe pastaj të kesh shansin të marrësh një banesë në një radhë të gjatë ku nuk i dihet si përfundon seleksioni”, tha Rama.

“Do të parashikohet ndërtim i ri, blerje direkte nga tregu, përshtatje të objekteve shtetërore ose të konfiskuara. Kemi konfiskuar jo pak objekte dhe do të konfiskojmë çdo objekt që shkel rregullat për lejet e ndërtimit. Patjetër edhe bonusi i qirasë… Do të përdorim të gjithë instrumentet!”, shtoi ai.

Programi i dytë do të fokusohet te banesat me kosto të ulët, përmes subvencionimit nga shteti të kredisë, ndërsa pjesë e reformës do të jenë edhe përmirësimi i banesave ekzistuese për grupet vulnerabël dhe ndërhyrjet infrastrukturore në zonat informale.

Numri një i kabinetit bëri të ditur gjithashtu se do të ketë programe për banesat e përkohshme për personat e prekur nga fatkeqësitë natyrore, si dhe banesa të veçanta për individët me aftësi të kufizuara.

“Banesa me kosto të ulët, një program që lidhet me subvencionin nga ana e shtetit të kredisë, duke pasur parasysh që banesa e kredituar të hyjë në kategorinë e banesave me kosto të ulët”, u shpreh kryeministri.

“Përmirësimi i banesave ekzistuese për grupet vulnerabël si dhe një program i veçantë infrastrukturë në zonat informale dhe për të adaptuar banesa të caktuara si ato sociale. Banesat e përkohshme për të prekurit nga fatkeqësitë natyrore dhe banesat e veçanta është programi i gjashtë, për familjet me persona me aftësi të kufizuara, apo për individët me aftësi të kufizuara”, deklaroi ai.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al