Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Gjirokastër për një takim me anëtarë të këshillave bashkiak të Memaliajt, Këlcyrës e Libohovës, tre bashkive të qarkut që pritet të shkrihen nga reforma territoriale. T
akimi mësohet se do të zhvillohet në orën 12:00 në kinoteatrin “Zihni Sako”.
Rama do të shoqërohet nga drejtuesja politike e PS në këtë qark, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Komisionit të Posacëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.
Në variantin e propozuar nga PS, Libohova i bashkohet Gjirokastrës, Memaliaj Tepelenës dhe Këlcyra Përmetit. Shkrirja e këtyre tre bashkive është kundërshtuar nga banorët.









