• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shuhet ëndrra amerikane, Zverev feston në Us Open dhe fiton shifrën rekord – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
Shuhet ëndrra amerikane, Zverev feston në Us Open dhe fiton shifrën rekord – Balkanweb.com – News24

Stadiumi qendror “Arthur Ashe” ishte mbushur të dielën me 23 mijë spektatorë, të cilët shpresonin të shihnin një tenist vendas të fitonte për herë të parë pas 23 vitesh. Por u përballën me një realitet të hidhur, pasi Alexander Zverev është shumë më i mirë se Ben Shelton.

Këtë e tregon rezultati i finales 3-1 (6-3, 7-6, 5-7 dhe 6-2), takim që zgjati 3 orë e 36 minuta, por edhe statistikat para ndeshjes. Pesë përballjet e mëparshme mes tyre kishin përfunduar me fitoren e gjermanit, i cili kishte fituar radhazi 10 sete. Falë triumfit në qershor në fushat e dheut në “Roland Garros”, Zverev është një tjetër lojtar, ai vjen më i çliruar dhe me më pak presion mbi supe.

Në një situatë të tillë, vështirë se gjermani do ta kishte humbur finalen e Nju Jorkut të vitit 2020 ndaj Dominic Thiem, pasi atëherë kishte fituar dy setet e para. Fituesi ishte aq i tensionuar, saqë nuk e kuptoi menjëherë se kishte fituar kundër Shelton. Pas pikës që i dha lojën e tetë të setit të katërt, ai u përgatit të rikthehej në lojë si pritës. Vetëm zhurma e jashtëzakonshme e publikut e bëri të kuptonte se ndeshja kishte përfunduar dhe se titulli ishte i tij.

Që nga Andy Roddick në vitin 2003, asnjë amerikan nuk i është afruar seriozisht ngritjes së trofeut. Nuk ia dolën as Andre Agassi dhe Roddick në edicionet e viteve 2005 dhe 2006, kur u mposhtën nga Roger Federer. Po kështu, Taylor Fritz humbi finalen dy edicione më parë ndaj Jannik Sinner. Kanë kaluar 8.407 ditë nga triumfi i Andy Roddick dhe, me sa duket, do të kalojnë edhe shumë të tjera. Shelton humbi që në fillim edhe armën e tij më të fortë: shërbimin e parë. Nëse nuk ishte i besueshëm me goditjen e tij më të mirë, nuk kishte shumë për të bërë.

Në gjysmëfinale, kundër bashkëkombësit Frances Tiafoe, ai kishte regjistruar shërbimin më të shpejtë në historinë e turneve Grand Slam. Por nervozizmi i një finaleje të madhe është diçka krejt tjetër. Ishte duke paguar çmimin e mungesës së përvojës në këto nivele. Nga ana tjetër, Sascha, ashtu si pothuajse i gjithë qarku i tenisit për meshkuj, e njeh mirë dobësinë e amerikanit nga Atlanta në goditjen me “backhand”. Pikërisht në atë anë gjermani e sulmonte vazhdimisht.

Zhurma, tashmë shurdhuese në stadiumin qendror të Qendrës së Tenisit “Billie Jean King”, ishte disi më e përballueshme falë faktit që shiu pushoi përkohësisht dhe ndeshja mund të zhvillohej me çatinë e hapur. Askush nuk ka fituar më shumë ndeshje se Zverev në vitin 2026: plot 53, prej të cilave 25 në turnetë “major”. Ai bëhet tenisti i dhjetë që arrin ta justifikojë statusin e favoritit numër një të turneut në epokën “Open”, që prej vitit 1968.

Fitimi i “tie-break”-ut në setin e dytë e përshpejtoi ndjeshëm rrjedhën drejt fundit, pavarësisht se Shelton u largua për pak kohë në dhomat e zhveshjes. Është e vështirë të fitosh një finale kur nuk krijon asnjë mundësi për “break” deri në 2 orë e 19 minuta lojë. Ben, inferior në lojën nga fundi i fushës, kaloi në sulm total, duke u ngjitur vazhdimisht në rrjetë. Taktika e re i dha rezultat, sepse kundërshtari filloi të ndjente presionin dhe atë që në tenis njihet si frika e skenës së madhe. Në tenis duhet të marrësh iniciativën, ndërsa lojtari nga Hamburgu nuk po ofronte asgjë. Por, një “break” i parë në fillim të setit të katërt e ndihmoi Zverevin të qetësonte nervat, ndërsa amerikani kishte mbetur pa pa energji. Kështu gjithçka u mbyll me festën e gjermanit Zverev, i cili ngriti lart për herë të parë në karrierë trofeun e “US Open” dhe titullin e dytë Grand Slam.

Suksesi i fundit i përket 23 viteve më parë, kur Andy Roddick ngrinte trofeun prestigjioz.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Leonard te Toronto, finalizohet shkëmbimi i bujshëm mes Toronto dhe Clippers
Sport

Leonard te Toronto, finalizohet shkëmbimi i bujshëm mes Toronto dhe Clippers

15/09/2026
Malen një “uragan” te Roma, kalon yje si Haaland e Harry Kane – Balkanweb.com – News24
Sport

Mbi arritjet personale, janë ato të ekipit – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
Po bën mrekullinë me Como-n, Fabregas projektohet në stolin e Barçës – Balkanweb.com – News24
Sport

Po bën mrekullinë me Como-n, Fabregas projektohet në stolin e Barçës – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
Zyrtare/ Jürgen Klopp merr drejtimin e kombëtares gjermane, firmos deri më 2030-ën
Sport

E ardhmja e Shqipërisë, FSHF me sytë nga Jurgen Klop për ndeshjet ndaj Greqisë e Serbisë – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
Nuk ishte e lehtë, telefonova Mou-n – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk ishte e lehtë, telefonova Mou-n – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
“Unë jam mesfushor, në fillim m’u duk çmendur”, Diouf: Objektivi im? Të luaj në rolin tim
Sport

“Unë jam mesfushor, në fillim m’u duk çmendur”, Diouf: Objektivi im? Të luaj në rolin tim

15/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shuhet ëndrra amerikane, Zverev feston në Us Open dhe fiton shifrën rekord – Balkanweb.com – News24

Shuhet ëndrra amerikane, Zverev feston në Us Open dhe fiton shifrën rekord – Balkanweb.com – News24

15/09/2026
Leonard te Toronto, finalizohet shkëmbimi i bujshëm mes Toronto dhe Clippers

Leonard te Toronto, finalizohet shkëmbimi i bujshëm mes Toronto dhe Clippers

15/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al