• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Banori i Zagorisë kërkesë deputetëve të PS-së: Merrni masa për rrëshqitjet e tokës, disa banesa në rrezik

24/09/2026
Banori i Zagorisë kërkesë deputetëve të PS-së: Merrni masa për rrëshqitjet e tokës, disa banesa në rrezik

Nga Mihal Puleshi

Zotërinj deputetë të Qarkut tonë! Keni parasysh dhe mos i kufizoni dëmtimet e rënda nga dimri i fundit sikur ato kanë ndodhë vetëm në rrethin e Tepelenës, në fshatrat që sot përfshihen në Bashkinë Memaliaj! Ne zagoritët solidarizohemi me thirrjet dhe kërkesat e fshatarëve memaliotë, drejtuar qeverisë qendrore në Tiranë, për t’ u ardhur në ndihmë atyre për eleminimin e pasojave të rrëshkitjeve masive të tokës, që kanë ndodhur në ato anë! Nuk di me saktësi se ku kanë ndodhë gjetkë dëmtime të tilla përrreth krahinave fqinje më Zagorinë, siç janë ato të Lunxhërisë dhe të Përmetit, por di shumë mirë që, përveç Zagorisë, një çarje e madhe dhe rrëshkitje vendi ndodhi në fshatrat Malëshovë e Rapckë të rrethit të Përmetit.

Por, unë do të përqendrohem në këtë Reagimin tim vetëm te fakti se më duhet t’ ju bëj me dijeni ju të dyve, antarë të Kuvendit të Shqipërisë, shkuar atje edhe me votën e zagoritëve, ngaqë e kuptoj se “nuk” keni informacion, se një fatkeqësi e tillë e madhe, dimrin e shkuar, ka ndodhë dhe në fshatrat e krahinës së lartë e të largët malore të Zagorisë, kryesisht në fshatrat: Hoshtevë, Konckë, Zhej e Lliar, ku pati dëmtime të rënda në disa shtëpi dhe në territorin e tyre e ndërmjet tyre në lagjet përkatëse të këtyre fshatrave, që u prekën nga fatkeqësia e fundit natyrore.

Mua më duhet t’ ju informoj më shumë, meqë qysh prej afro një viti ju “nuk” jeni informuar nga pushteti vendor e nga mediat e ndryshme, për fshatin tim- Hoshtevën. Aty, jo vetëm që duket mjaft qartë, kushdo që shkon vetë dhe e shikon, por dhe inxhinieri i ardhur nga Tirana e konfirmoi me kompetencën profesionale, që ia jep detyra e tij, se një lagje e tërë në këtë fshat, u ndodh nën rrezikun e rrëshkitjes së saj të plotë, me pasoja shumë të rënda në 2 shtëpi, të cilin ishin aktualisht të banuara, dhe të rënda e mesatare edhe në 4 shtëpi të tjera të asaj lagjeje, sidomos, në territorin ndërmjet këtyre 6 shtëpive e të tjera shtëpive pranë tyre, banorët e të cilave janë larguar edhe më parë se nga ato të atyre të tjerave. Ky territor paraqet çarje të thella, batime vendi po të tilla, rrëshkitje, dalje masive nga poshtë të ujërave mbi sipërfaqen e tyre, rënie të mureve mbajtëse të kopshteve, të cilat kanë bllokuar rrugët e lagjes.

Shumë më të dëmtuarat shtëpi banimi aty, zotërinj deputetë, janë ato të Koço Puleshit e Perikli Hilës (ndjesë pastë ky i fundit, se është larguar nga jeta kohët e fundit!), shtëpi të cilat ishin të banuara në kohën e ndodhisë, dhe, sidomos, ajo e Koço Puleshit, pronarët e së cilës natën e kataklizmosë së natyrës u gjendën me të zotët brenda: të dy të mëdhenjtë e shtëpisë, në moshë tejet madhore: 90 e afër të 90- ve, si dhe djali i madh i tyre. Nëse rrëshkitja e vendit dhe batimi i tij do të kishte vazhduar edhe për pak sekonda, kjo familje do të ishte gjendur brenda fatalitetit të saj.

Tani të vimë te çështja: Çfarë bëri shteti, bashkia, për këtë familje të dëmtuar tejet rëndë në shtëpinë e tyre, e cila është bërë krejt e pabanueshme? Por dhe për shtëpinë tjetër më lart saj, e cila ka pësuar pothuajse po atë shkallë dëmtimi? Por dhe për shtëpitë e tjera pranë tyre?

Por, sidomos, për tërësinë e kësaj lagjeje, rrugët e së cilës janë bllokuar nga rënia e mureve dhe e ledheve të tyre, dhe nuk kalon dot të vesh te shtëpia jote, qofsh ti banor i përhershëm atje, qofsh emigrant që do të shkosh në trollin tënd? Për këtë lagje inxhinieri juaj konfirmoi se është në aktivitet nëntokësor uji dhe se kësaj i duhet vënë shiriti i verdhë anembanë.

Mirë se inxhinieri ndoshta e ka bërë të plotë detyrën e tij, po Bashkia Libohovë, po qeveria qëndrore, ç’ bëri për kompesimin e dëmeve të fatkeqësisë natyrore për familjet e sipërpërmendura? Asgjë nuk ka bërë deri më sot! Megjithë përpjekjet e panumurta, megjithë ecejaket Hoshtevë- Bashki e Prefekturë të djemve të Koço Puleshit. Po për çbllokimin e rrugëve të lagjes ç’ ka bërë Njësia Administrative Zagori dhe Bashkia Libohovë? Asgjë!

Me ç’ kuptohet nga letra juaj drejtuar Kryetarit të Bashkisë Memaliaj, ju kërkoni t’ ia kaloni topin vetëm Atij.
Ta zëmë për një çast se kjo është normale. Aherë, bëni dhe një letër tjetër si kjo për Bashkinë Libohovë, ku përfshihet fshati ynë, e për kryetarin e saj- zotin Leonard Hide! Pse nuk e bëni?! … Apo nuk e dini vërtet se fatkeqësia e Memaliajt ka prekur dhe Zagorinë? Po nuk e dini, mësojeni! Unë kuptoj një gjë, nga e gjitha kjo që paraqesni ju në këtë video, me qëllime të qarta propagandistike, krejtësisht të lexueshme dhe nga mënyra se si qëndroni e flisni të dy në tavolinë, sidomos- nga miratimet e “shokut” Tërmet për fjalët tuaja, Mirela:

Kuptoj se ju e keni hallin më të madh me Memaliajn për reformën territoriale administrative, se për Libohovën atë nuk e keni shqetësim fare. Pa le më ta keni për Zagorinë mbrapa maleve, të cilën e keni lënë mbrapa krahëve tuaj për 13- 14 vjet, duke e bashkëngjitur me Libohovën, në 2015- ën, jo më tashmë që do ta çoni në Gjirokastër.

Ju lumtë për çka keni në dorë e bëni, për këto reforma “të mëdha e të papara” në histori, që ndërmerrni, por, të paktën, meqë jeni me origjinë nga ky Qark (“shoku” Tërmet tani iku prej këtej, ose s’ ka ikur akoma, dhe lebërit mua ma paraqesin si njeri me ndjeshmëri të lartë), ndihmoni ata që pësojnë fatkeqësi (në këtë rast- natyrore); konkretisht, për Rastin në Fjalë (Hoshtevën):

1. Dëmshpërbleni familjet me shtëpi të dëmtuara dhe mos i sorollasni ato për 1 vit të tërë nëpër zyrat e shtetit tuaj burokratik, të paaftë për të zgjidhur probleme konkrete të njerëzve e ndihmuar ata! Kjo Kërkesë unë di që është në kompetencë të qeverisë qendrore, si për përmbytjet, tërmetet, etj.

2. Çbllokoni rrugët e lagjes së dëmtuar në Hoshtevë! Këtë e di shumë mirë vetë që është kompetencë e Bashkisë Libohovë!

(Shënim: Në këtë Reagim nuk fola fare për Shtëpinë Time, e cila është njëra prej të dëmtuarave, si në një fatkeqësi të tillë të dimrit 2005, si të dimrit të fundit. Se është problem i përsëritur ky, si nga Mëma Natyrë e Baba Zoti, po ashtu edhe për ish- Komunën Zagori e tashmë për Bashkinë Libohovë.)

Related Posts

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë
Kryesore

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë

24/09/2026
Berisha tregon emrat e ish-sigurimsave në krye të SHISH. Tre janë nga Gjirokastra
Kryesore

Vlora Hyseni në arrest shtëpie, ja kush e merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

24/09/2026
Skandali me shefen e SHISH, Skandali i SHISH/ Fatos Klosi: Vlora Hyseni s’është institucioni!
Kryesore

Skandali me shefen e SHISH, Skandali i SHISH/ Fatos Klosi: Vlora Hyseni s’është institucioni!

24/09/2026
Dosja e SPAK/ Qindra mesazhe e telefonata mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit
Kryesore

Dosja e SPAK/ Qindra mesazhe e telefonata mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

24/09/2026
Zjarr në fushën e Lazaratit
Kryesore

Zjarr në fushën e Lazaratit

24/09/2026
Kryesore

Pas atentatit në Sarandë, ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit

24/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 persona në Sarandë

24/09/2026
Berisha tregon emrat e ish-sigurimsave në krye të SHISH. Tre janë nga Gjirokastra

Vlora Hyseni në arrest shtëpie, ja kush e merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

24/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al