• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Breshëri plumbash ndaj lokalit të shqiptarit në Athinë, plagoset vajza e tij 10-vjeçare! 4 autorët djegin makinën pas sulmit

26/09/2026
Breshëri plumbash ndaj lokalit të shqiptarit në Athinë, plagoset vajza e tij 10-vjeçare! 4 autorët djegin makinën pas sulmit

Të shtëna me armë u regjistruan pak para mesnatës së të premtes ndaj një lokali në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, duke lënë të plagosur një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ndodhej brenda në momentin e sulmit.

Sipas informacioneve të mediave greke, ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën “Agorakritou 32”, kur persona ende të paidentifikuar, që lëviznin me një automjet, kaluan përpara kafenesë “Amora” dhe hapën zjarr në drejtim të fasadës së lokalit.

Nga të shtënat mbeti e plagosur në këmbën e majtë, në pjesën e pulpës, vajza 10-vjeçare e pronarit të kafenesë. E mitura u dërgua menjëherë nga nëna e saj në Spitalin e Fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan nga brenda makinës dhe më pas u larguan nga vendngjarja. Në momentin e sulmit, brenda kafenesë ndodheshin 10 klientë, të gjithë shqiptarë.

Automjeti i përdorur nga autorët u gjet i djegur pak më vonë në zonën e Aspropyrgos. Ende nuk është sqaruar nëse 10-vjeçarja është plagosur drejtpërdrejt nga një plumb apo nga ndonjë xham, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë të gjitha të dhënat për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit.

Sipas informacioneve të deritanishme, vajza është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Posts

Shembja e ndërtesës në Athinë, nën rrënoja tre shqiptarë, nxirret trupi i pajetë i 20-vjeçares
Kryesore

Shembja e ndërtesës në Athinë, nën rrënoja tre shqiptarë, nxirret trupi i pajetë i 20-vjeçares

26/09/2026
PD dorëzon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit (FOTO)
Kryesore

Shqipëria të ketë 100 bashki e 12 qarqe, PD depoziton projektligjin e saj për ndarjen territoriale

25/09/2026
E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit

25/09/2026
Atentat në Athinë, breshëri plumbash ndaj shqiptarit, autorët ia mbathin me motor
Kryesore

I zhvati 15 mijë euro dhe kërcënonte gruan polake, i riu shqiptar në Greqi e pëson keq

25/09/2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë
Kryesore

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

25/09/2026
Aksident në hyrje të Sarandës
Kryesore

Aksident në hyrje të Sarandës

25/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shembja e ndërtesës në Athinë, nën rrënoja tre shqiptarë, nxirret trupi i pajetë i 20-vjeçares

Shembja e ndërtesës në Athinë, nën rrënoja tre shqiptarë, nxirret trupi i pajetë i 20-vjeçares

26/09/2026
Breshëri plumbash ndaj lokalit të shqiptarit në Athinë, plagoset vajza e tij 10-vjeçare! 4 autorët djegin makinën pas sulmit

Breshëri plumbash ndaj lokalit të shqiptarit në Athinë, plagoset vajza e tij 10-vjeçare! 4 autorët djegin makinën pas sulmit

26/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al