• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

28/09/2026
Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro në fjalën e mbajtur në takimin që zhvilloi me drejtuesit dhe mësuesit e Elbasanit, nënvizoi rëndësinë e komunikimit të shkollës me prindërit, zbatimin me rigorozitet të rregullave të ndalimit të telefonit në shkollë, si dhe rritjen e vigjilencës nga drejtuesit për çdo problematikë që haset në përditshmëri.

“Është shumë e rëndësishme që të komunikojmë të gjithë, jo vetëm me shkallë. T’i kapërcejmë nivelet dhe të sigurohemi që, me punët që bëjmë, biem dakord dhe bëjmë marrëveshjen e fjalës, që kuptojmë të gjithë të njëjtën gjë kur themi se si do ta bëjmë një punë. Ju, drejtorët e shkollave, jeni baza, garancia e suksesit, e menaxhimit, e sigurisë, e qetësisë, e cilësisë dhe, po çaloi puna juaj, gjithçka, edhe katet e sipërme, bien. Kemi detyrën më delikate, më të rëndësishme, më të pazëvendësueshme. Prandaj, ju jeni menaxherët e shkollës kur çalon çdo gjë në shkollë, ashtu sikurse jeni drejtuesit e suksesit kur shkolla ecën mirë.

Nuk ka telefona në klasë. Kjo duhet të jetë e rreptë në çdo shkollë. Nga të gjithë sondazhet që kemi bërë, edhe nga vetë fëmijët, sidomos ajo pjesë e fëmijëve që kanë interesa për shkollën, konfirmojmë që mospasja e telefonit në çantë gjatë orës së mësimit i çliron dhe i bën të përqendrohen më shumë. E konfirmojnë prindërit, e konfirmojnë edhe mësuesit. Teknologjia hyri, nuk e ndalojmë dot; gjithë çështja është që teknologjinë ta komandojmë ne dhe ta përdorim ne në ndihmë të punës”, theksoi Kumbaro.

Duke folur për platformën SMIP, Kumbaro vuri theksin te përdorimi në mënyrë intensive i teknologjisë në favor të punës.

“SMIP është rasti kur ne duhet ta përdorim në mënyrë intensive teknologjinë, duhet ta përdorim në mënyrë intensive në favor dhe në interes të punës tonë. Prindërit nuk kanë nevojë të vijnë deri në shkollë për të regjistruar fëmijët; i regjistrojnë në e-Albania dhe edhe këtu teknologjia na ndihmon”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit i inkurajoi drejtuesit e shkollave, për shkolla më miqësore dhe më të hapura me komunitetin, për aktivitete nga nxënësit edhe përtej orarit mësimor. Duke vënë theksin te Matura Shtetërore, Ministrja Kumbaro ka kërkuar fillimin e testeve model për maturantët që në muajin dhjetor, me qëllim që ata të përgatiten edhe më mirë për provimet e Maturës.

“Në momentin që qeveria investon dhe ndërton terrene sportive, hapësira, ato nuk kanë kuptim të mbyllen në orën 13:00 apo 14:00 dhe t’u vihet dryni. Jo, ato janë investime publike edhe për komunitetin. Dhe këtë duhet ta koordinojë drejtori i shkollës me njësinë e qeverisjes vendore. Programi ‘Pas Shkolle’ është një hapësirë e re socializimi, edukimi, mundësie për të kuptuar personalitetin e fëmijëve në një tjetër mënyrë. Për gjimnazet, Matura Shtetërore: këtë vit testet me të cilat bëni provimet stërvitore t’i fillojmë që në dhjetor, të vazhdojmë me olimpiadat, që janë po aq të rëndësishme sa programi ‘Pas Shkolle’, se në një farë mënyre janë testime për njohuritë që marrin në klasë. Konkursit të gjuhës shqipe për klasat e nënta do t’i japim një frymë të re. Na rezultoi shumë i suksesshëm Festivali i Shkencës dhe unë mendoj që do të kemi një përfshirje më të mirë këtë vit të bashkive. Do të fillojmë dhe një lëvizje të re që do ta quajmë “Takohemi për një libër”, tha Kumbaro

Related Posts

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryesore

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë
Lajme

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026
Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin
Kryesore

Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin

19/11/2026
Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh
Kryesore

Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh

19/11/2026
Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027
Kryesore

Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027

19/11/2026
Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi
Kryesore

Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al