• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ambasadorja amerikane trazon Greqinë, opozita i kërkon llogari Mitsotakis mbi deklaratën e saj “mund të rrëzojmë çdo qeveri që duam”

28/09/2026
Ambasadorja amerikane trazon Greqinë, opozita i kërkon llogari Mitsotakis mbi deklaratën e saj “mund të rrëzojmë çdo qeveri që duam”

Partitë opozitare në Greqi i kanë kërkuar qeverisë së Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis të japë shpjegime pas raportimit të Wall Street Journal, sipas të cilit ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, kishte sugjeruar se SHBA-ja ishte përfshirë në rrëzimin e qeverisë rumune dhe mund të bënte të njëjtën gjë edhe në Greqi.

Siç shkruan gazeta greke Kathimerini, deklaratat e pretenduara janë bërë në muajin mars, gjatë një darke ku merrnin pjesë zyrtarë grekë dhe amerikanë. Duke iu referuar rënies së pritshme të qeverisë së qendrës së djathtë të Ilie Bolojan në Rumani, Guilfoyle thuhet se i kishte thënë ministrit grek të Energjisë, Stavros Papastavrou, se Uashingtoni ishte përfshirë në largimin e saj.

“Mund ta bëjmë këtë në çdo vend që duam. Mund ta bëjmë edhe këtu”, është fraza që i atribuohet ambasadores në artikulline Wall Street Journal, i cili citon një pjesëmarrës në darkë dhe persona të tjerë që ishin informuar më pas për bisedën.

Sipas të njëjtave burime, Papastavrou ishte përgjigjur se SHBA-ja nuk mund të zëvendësonte qeverinë greke, pasi ajo ishte zgjedhur nga populli. Avokati i Guilfoyle ka kundërshtuar përshkrimin që gazeta amerikane i ka bërë bisedës.

Raportimi ka nxitur reagime nga disa parti opozitare. PASOK-u u ka kërkuar veçanërisht ministrive të Jashtme dhe të Energjisë të sqarojnë vërtetësinë e tij, duke theksuar se Greqia është një demokraci e pavarur dhe sovrane dhe duhet të sillet si e tillë në marrëdhëniet me të gjithë, pa përjashtim.

Aleanca e Majtë Greke (ELAS) i cilësoi deklaratat e pretenduara “të paprecedenta dhe të papranueshme”. Ajo kërkoi të sqarohet nëse biseda kishte ndodhur dhe, nëse po, përse nuk ishte bërë publike që prej marsit dhe si kishte reaguar qeveria.

Edhe SYRIZA e cilësoi çështjen jashtëzakonisht serioze. Sipas saj, nëse deklaratat konfirmohen, nuk bëhet fjalë thjesht për një incident diplomatik, por për një cenim të vetë sistemit të qeverisjes së vendit. Partia kërkoi gjithashtu shpjegime për mbështetjen e qeverisë ndaj Korridorit Vertikal të Gazit dhe asaj që e quajti varësi të mëtejshme të Greqisë nga gazi natyror i lëngshëm amerikan.

Ndërkohë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) tha se qeveria mban përgjegjësi të rëndë, duke e lidhur reagimin e saj edhe me vizitën e pritshme të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe rinovimin e marrëveshjes strategjike greko-amerikane.

Sipas Kathimerini, Guilfoyle ka luajtur rol të rëndësishëm në promovimin e Korridorit Vertikal të Gazit. Projekti synon transportimin e gazit nga Greqia përmes Bullgarisë dhe Rumanisë drejt Europës Qendrore dhe Lindore, si alternativë ndaj gazit rus.

Related Posts

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish
Kryesore

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

28/09/2026
Aksident në Kardhiq-Delvinë, familja po kthehej nga pushimet në Sarandë, plagoset vajza e mitur
Kryesore

Rriten me 6.2% aksidentet në tetë muajt e parë të 2026, ja ndarja sipas qarqeve

28/09/2026
Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë
Kryesore

Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

28/09/2026
Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH
Kryesore

Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH

28/09/2026
“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona
Kryesore

“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona

28/09/2026
Athinë, digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami, dyshimet e para
Kryesore

Athinë, digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami, dyshimet e para

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

28/09/2026
Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore – Balkanweb.com – News24

Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore

28/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al