Armando Broja po përballet me një tjetër zhvlerësim të ndjeshëm në treg. Sulmuesi shqiptar tashmë vlerësohet vetëm 3 milionë euro nga “Transfermarkt”, duke pësuar një rënie prej 2 milionë eurosh krahasuar me vlerësimin e mëparshëm.
Situata bëhet edhe më e dukshme po të shihet ecuria e tij gjatë viteve të fundit. Vetëm një vit më parë, kartoni i Brojës vlerësohej rreth 14 milionë euro, ndërsa tashmë shifra ka zbritur në nivele dukshëm më të ulëta. Sulmuesi i Burnley, Broja nuk u grumbullua nga trajneri Maran për ndeshjet e Nations League.








