• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga loja e Muçit te mungesa e Brojës, Maran me zgjedhje të guximshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

28/09/2026
Nga loja e Muçit te mungesa e Brojës, Maran me zgjedhje të guximshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Shqipëria e filloi në mënyrën e duhur Nations League, teksa skuadra e Maran fitoi 2-0 ndaj Bjellorusisë. Për këtë takim,  për risitë nën drejtimin e  Maran, pritshmëritë dhe objektivat, bëri analizën e tij trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro, në një intervistë për Sport Neës në Neës 24, me moderatoren Trevisa Tufa.

Profe, çfarë shije të la kjo sfidë e parë zyrtare, një fitore 2-0, bindëse, me çfarë note do e vlerësoje? 

Pozitive patjetër, si rezultat por edhe për atë që pamë gjatë 90 minutave. Ishte ndeshje jo e lehtë, vinim nga një situatë jo e mirë. Nuk ishim mirë psikologjikisht. Kishim përballë një rival që ishte në formë. Pashë edhe detaje pozitive gjatë ndeshjes.

Në letër, por dhe në fushë, pamë një ekip shumë sulmues, me 4 lojtarë ofensivë përpara, tentuam 20 herë kuadratin, diçka jo normale për një trajner italian, të pëlqeu skema dhe mënyra e lojës së Maran? 

Nuk jam shumë dakord që ishte lojë sulmuese, por ishte lojë me cilësi. Risia ishte, e kam thënë edhe herët e tjera, ishte Muçi i vendosur si sulmues i dytë. Kur ishte në kontakt me topin i jepte diçka pozitive. Ne e dinim mirë që me një  gol të pësuar, situata do ndryshonte.

 

 

Çfarë të bëri më shumë përshtypje nga kjo dalje e parë zyrtare, çfarë do veçoje?

Më bëri përshtypja vendosja e Pilos, ishte një zgjedhje e guximshme e Maran për të lënë në stol dikë si Mitaj. Pilo ishte një nga më të mirët në të gjitha aspektet. Është bërë konkurencë e madhe në krahun e majtë.

Muci u aktivizua aty ku duhej dhe kjo më bëri përshtypje. Këtë pozicion duhet ta merrte këtu e para dy vitesh.

Bëri shumë zhurmë dhe deklarata e tij pas ndeshjes: “Kam vetëm 4-5 ndeshje si titullar në 5 vitet e fundit”. A ishte ky një thumbim për Sylvinho-n dhe një ankesë e drejtë e Muçit?

Të kishte qënë një futbollist tjetër, nuk e di. Duket që është djalë serioz. Një lojtar 25-26 vjeç të ketë katër pesë ndeshje, nuk është normale.

Mqs jemi tek ndryshimet. Maran, nuk ftoi në përfaqësuese lojtarë si Broja apo Bajrami, dy elementë kyç në vitet e fundit, la gjithashtu të stol Mario Mitaj, lojtarë që konsideroheshin të pa prekshëm me Sylvinho-n. Pra, vlerëson dhe aktivizon lojtarët më në formë. Si i shihni këto ndryshime, këtë qasje të re?

Zgjedhjet e trajnerit ishin të duhurat. Nuk bëri situatë çorientuese, secili lojtar ishte në vendin e tij. Në vend të Seferit, u fut Uzuni. U largua Manaj, u fut Daku.

Edhe në deklaratë tha që tani e njoh skuadrën. Patjetër që çdo trajner ka idetë e veta. Ishte kurajoze lënia në stol e Mitaj, por është e shpjegueshme, pasi ai ka patur probleme për aktivizimin e tij. Duke patur alternativë tjetër si Pilo, ky zëvendësim është i arsyeshëm. Hysaj po luan thjeshtë dhe është i rëndësishëm.

Përpara ndeshjes, edhe vetë presidenti Duka, u shfaq i shqetësuar, pranoi se ky nuk është maksimumi që vjen ekipi përfaqësues, thuajse të gjithë lojtarët janë larguar nga Serie A, apo kampionet e rëndësishme. A të shqetëson ky fakt? E shihni të vështirë këtë trazicion në ekipin përfaqësues? 

Ka shumë lojtarë, kemi futbollistë mjaftueshëm. Brojën nuk e ke në ekip, ka alternativa. Ju duhet të dini që edhe Kosova ka lojtarë që nuk i fton më.

Ndeshja e fundit në grup do luhet në Budapest ndaj Bjellorusisë.

Ky është lajm pozitiv.

Kaluam me sukses një rival si Bjellorusia që nuk humbiste prej 6 ndeshjeve radhazi, tani luajmë ndaj San Marino-s në transfertë. Çfarë ndeshje presim. A duhet të luajë Shqipëria “all-in” në kërkim të goleadës?

Me atë fitore 0-7 të Finlandës, e vështirë për ta arritur. E rëndësishëm që të fitojmë të dyja ndeshjet ndaj San Marinos. Do bëhet rotacion 100%. Fokusimi do jetë në Finlandë.

Pritet një ndryshim i ndjeshëm ndaj San Marinos, po projektohet Daku nga minuta e parë, i mbështetur nga Uzuni, Mehmeti dhe Muçi, nuk preket vetëm Muçi në raport me ndeshjen ndaj Bjellorusisë. Si të duken këto ndryshime? 

Daku ka treguar vlerat, lojtar i fortë. Mitajn që s’ka minuta, për të treguar ja ku e ke. Mitaj e kupton tani që ka alternativë të fortë. Është hera e parë që opinioni nuk ndihet më për Brojën. Duke patur parasysh, është goditje për atë. Jam i bindur që do thirret përsëri. Ky mos-angazhim do i shërbejë me siguri. Për mua edhe mund të thirrej.

Profe, ka vetëm një objektiv në lidhje me këtë turne. Kërkohet vendi i parë në Grup. A është një objektiv real, i drejtë. A do të ishte zhgënjim nëse nuk e fitojmë këtë grup, ku në letër Finlanda duket rivali më i fortë? 

Zhgënjim do jetë nëse nuk do jemi në vendin e parë. Ky është futbolli, mundësitë i kemi. Testi i parë ishte pozitiv. Imagjino nëse nuk do kishim fituar.

Një koment edhe për Kosovën. 2 ndeshje 3 pikë. Fitore 1-0 ndaj Irlandës, por pësoi një humbje të rëndë 3-1 përballë Austrisë. Si e keni parë Kosovën në këto dy ndeshja të para?

Super ndeshje në të parën me Irlandën në të gjitha aspektet. Me Austrinë jo se humbi nga ato, por ishte anti-tezë e paraqitjes me Irlandën. Në shumë aspekte, ndoshta unë ja vendos çik euforisë. Austria e kishte vlerësuar më shumë ndeshjen.

 


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore – Balkanweb.com – News24
Sport

Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore

28/09/2026
Euro U-17 për vajza/ Shqipëria barazon pa gola në ndeshjen e parë me Kosovën – Balkanweb.com – News24
Sport

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria barazon pa gola në ndeshjen e parë me Kosovën – Balkanweb.com – News24

28/09/2026
Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore – Balkanweb.com – News24
Sport

Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore – Balkanweb.com – News24

28/09/2026
Nuk mbahet në Bjellorusi, zyrtarizohet stadiumi ku luan Shqipëria ndeshjen e fundit të grupit – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk mbahet në Bjellorusi, zyrtarizohet stadiumi ku luan Shqipëria ndeshjen e fundit të grupit

28/09/2026
Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit – Balkanweb.com – News24
Sport

Broja në rënie të lirë, bie vlera e sulmuesit kuqezi

28/09/2026
Abu Dhabi “thërret” Armando Brojën, ofertë surprizë nga klubi i Asllanit – Balkanweb.com – News24
Sport

Broja në rënie të lirë, bie vlera e sulmuesit kuqezi – Balkanweb.com – News24

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

28/09/2026
Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore – Balkanweb.com – News24

Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore

28/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al