• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bledi Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH!

01/10/2026
Arrestimi i shefes së SHISH, Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Hetimet të jenë të pavarura, çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit

Çështja e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, pritet të rikthehet për diskutim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi SHISH të përfundojë një auditim të thelluar për të verifikuar nëse situata e krijuar ka sjellë pasoja në funksionimin e institucionit.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Bledi Çuçi, gjatë mbledhjes ku u diskutuan zhvillimet e fundit në institucionet e sigurisë dhe masa e sigurisë ndaj Hysenit.

Çuçi tha se Presidenti e kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën, ku SHISH kishte paraqitur një informacion paraprak lidhur me situatën. Sipas tij, në atë mbledhje është kërkuar kryerja sa më shpejt e një auditimi të thelluar.

“Në lidhje me këtë çështje, Presidenti mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën dhe aty pati një informacion paraprak nga SHISH. Po në Këshill u la detyra që të bëhet sa më shpejt një auditim i thellë në lidhje me ndonjë pasojë të mundshme, nëse ka, për funksionimin e SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet edhe më gjerësisht pasi të jetë bërë ky auditim”, deklaroi Çuçi.

Kreu i Komisionit të Sigurisë sqaroi se auditimi do të kryhet nga vetë SHISH, në funksion të informacionit që do t’i përcillet Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë, ai theksoi se edhe Kuvendi ka mekanizmat e tij të kontrollit mbi institucionet e sigurisë. Çuçi kërkoi që fillimisht të lihet Prokuroria të përfundojë hetimet për rolin e ish-drejtoreshës së SHISH, përpara se institucionet politike të ndërmarrin hapa të tjerë.

“Edhe komisioni ynë ka një rol në këtë aspekt, por duhen ndjekur të gjitha hallkat shtetërore dhe së pari duhet lënë Prokuroria të hetojë deri në fund përfshirjen e ish-drejtoreshës së SHISH në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë ose jo. Pasi të kemi një qetësim të situatës, edhe ne kemi instrumentet tona për të thirrur për të raportuar institucionet e sigurisë për këtë çështje. Ta bëjë Prokuroria e qetë punën e saj dhe të kalojmë këto filtra të informacionit që vijnë nga një institucion kaq i rëndësishëm siç është SHISH dhe pastaj jemi dhe ne. Me kohën do të sqarohen të gjitha përgjegjësitë e secilit, qoftë penale, qoftë administrative”, u shpreh ai.

Çuçi foli edhe për një nismë të opozitës lidhur me këtë çështje. Sipas tij, është paraqitur nga Partia Demokratike një kërkesë për mocion, e cila pritet të shqyrtohet në mbledhjen e Kryetarëve.

“Për sa i takon iniciativave politike, jam informuar që PD ka bërë një kërkesë për mocion për këtë çështje dhe kjo çështje mendoj që do të diskutohet në mbledhjen e Kryetarëve, që në dijeninë time është lënë për nesër”, përfundoi Çuçi.

Related Posts

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore
Kryesore

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

01/10/2026
Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo
Kryesore

Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

01/10/2026
“Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump
Kryesore

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni, emigracioni dhe pasuritë e paligjshme mbeten sfida

01/10/2026
Katastrofë mjedisore në Lushnje, rezervuari thahet dhe tonelata peshqish mbeten në baltë
Kryesore

Katastrofë mjedisore në Lushnje, rezervuari thahet dhe tonelata peshqish mbeten në baltë

29/09/2026
Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona
Kryesore

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona

29/09/2026
Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish
Kryesore

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

01/10/2026
Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo

Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

01/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al