Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League.
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, të cilët janë në gjendje optimale për sfidën e nesërme. Në seancën e fundit stërvitore, skuadra zhvilloi ushtrime fizike, punoi për skemat taktike dhe provoi goditjet standarde.
Ndërkohë, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Luis Hasa, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë, është rikuperuar pas temperaturës së lartë.
Hasa ka nisur një program të personalizuar stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, më 6 tetor në stadiumin “Air Albania”.
Shqipëria do të përballet nesër me Finlandën në orën 15:00, në stadiumin “Helsinki Olympic”, në ndeshjen e tretë të saj në UEFA Nations League.






