• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I riu nga Tepelena i shpëton dënimit me vdekje në Kinë, Apeli rrëzon vendimin (VIDEO)

05/10/2026
I riu nga Tepelena i shpëton dënimit me vdekje në Kinë, Apeli rrëzon vendimin (VIDEO)

Top Channel ekskluzivisht ka siguruar një video ku për herë të parë shfaqet Klaudio Kanani, i cili i shpëtoi dënimit kapital në Kinë. “Mos u bëni merak, jam mirë më shëndet. Më ka marrë malli për juve. Unë këtu jam mirë por normal si në burg. Juve mos u shqetësoni për asnjë gjë sepse unë nuk është se kam probleme jam mirë”, thotë i riu me origjinë nga Tepelena.

Ai shpreson e apelon tek shteti shqiptarë për ti mundësuar transferimin e vuajtur dënimin në një burg në vendin tonë.

Gjykata e Apelit në provincën Guandong në Kinë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për ta ndëshkuar Klaudion me dënimin kapital, pasi është akuzuar në shtetin komunist për trafik droge.

Një zëdhënës i kësaj gjykate i pohoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se disa ditë më parë, në qendrën paraburgimit në Guangzhou, një gjykatës i ka komunikuar Klaudio Kananit vendimin e apelit.

“Apeli ka rrëzuar kërkesa e prokurorisë për dënim kapital dhe është lënë në fuqi vendimi i Qershorit 2025 më shkallën e parë, duke e dënuar me 25 vite burg pasi ai u gjet fajtor për trafikun e 1 ton droge të nisur nga Hong Kongu”, pohoi zëdhënësi i kësaj gjykate.

Për dy shtetas kinez të bashkakuzuar me shqiptarin Klaudio Kanani gjykata vendosi ekzekutim me varje ndërsa për dy të tjerë pushkatim përpara publikut.

Siç edhe Top Channel e ka raportuar ekskluzivisht këtë rast vitin e shkuar, Klaudio Kanani, shpëtoi nga dënimi kapital pas një mori përpjekjesh diplomatike të ministrit të atëhershëm për punët e jashtme Igli Hasani, i cili për këtë çështje zhvilloi disa takime me ambasadorin e Kinës në Tiranë.

Sikurse përfshirja e ministrit të atëhershëm të drejtësisë Ulsi Manja dhe ambasadorit tonë në Kinë, Riza Poda.

Kontaktuar nga Top Channel familja e Klaudio Kananit, shprehu mirënjohje se çfarë është bërë deri më tani nga shteti shqiptarë për djalin tyre.

Ata kërkojnë një përpjekje të fundit nga ministrat Ferit Hoxha dhe Toni Gogu për të çuar përpara bazuar në marrëveshjen e reciprocitetit me Kinën, nisjen e proceduarve për ta transferuar Klaudio Kananit nga Kina, e vuajtur dënimin në Shqipëri tashmë që edhe Gjykata e Apelit e dha vendim e saj.

Top Channel

Related Posts

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit
Kryesore

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit

21/11/2026
Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike
Kryesore

Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike

19/11/2026
Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë përjashtimin tim
Kryesore

Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë përjashtimin tim

19/11/2026
Spiropali del hapur: Modeli “Balluku” është më i keqi në Partinë Socialiste
Kryesore

Spiropali del hapur: Modeli “Balluku” është më i keqi në Partinë Socialiste

19/11/2026
Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryesore

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë
Lajme

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Videoloja “GTA VI” thyen rekordet historike/ 3.79 miliardë dollarë të ardhura në ditën e parë të lançimit – Balkanweb.com – News24

Videoloja “GTA VI” thyen rekordet historike/ 3.79 miliardë dollarë të ardhura në ditën e parë të lançimit – Balkanweb.com – News24

21/11/2026
Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit

21/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al