Universiteti “Eqrem Çabej” ka nisur vitin e ri akademik 2026–2027, duke mirëpritur studentët në auditorët e tij dhe duke çelur një tjetër kapitull të rrugëtimit universitar.
Dita e parë e vitit akademik solli emocionet e veçanta të rikthimit në auditorë, por edhe të fillimit të një eksperience të re për studentët që ulen për herë të parë në bankat e universitetit.
Një nga treguesit pozitivë të këtij viti është rritja e numrit të studentëve krahasuar me vitin e kaluar, duke dëshmuar interesin në rritje për programet e studimit që ofron Universiteti “Eqrem Çabej” dhe rëndësinë që vijon të ketë arsimi i lartë në Gjirokastër.
Për studentët e rinj, nisja e universitetit shënon fillimin e një etape të rëndësishme, të mbushur me dije, sfida, miqësi dhe përvoja që do të shoqërojnë vitet e tyre akademike. Ndërsa për studentët që rikthehen, viti i ri është një tjetër hap drejt përmbushjes së objektivave dhe aspiratave të tyre.
Në ceremoninë e nisjes së vitit akademik ishin të pranishëm edhe të ftuar, të cilët ndanë këtë ditë të rëndësishme me komunitetin universitar.










