• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

05/10/2026
Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

Kreu i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se mazhoranca synon që reforma e re territoriale të zbatohet që në zgjedhjet e vitit 2027, duke argumentuar se shtyrja e saj për vitin 2031 do të sillte pasoja në përfitimin e fondeve europiane nga bashkitë.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Mazniku tha se reforma është diskutuar prej kohësh dhe se mazhoranca, që në nisje të procesit, ka synuar përfshirjen e opozitës.

I pyetur për reformën territoriale të vitit 2014 dhe nëse ndryshimet e reja janë një përpjekje për të korrigjuar atë që nuk funksionoi, Mazniku kundërshtoi termin “dështim”.

“Jo, nuk është dështim. Së pari, sepse çështja është që ato përpara bënin dy funksione apo tre funksione. Ne kemi shkuar nga tre-katër funksione në 10, 12, 15 funksione. Synimi ynë është të shkojmë në 32 funksione”, deklaroi ai.

Sipas tij, problemi kryesor lidhet me kapacitetet financiare dhe njerëzore të bashkive të vogla për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë që u ngarkon ligji.

“Një bashki e cila totalin e të ardhurave të veta e ka 72 mijë euro në vit, siç është bashkia e Libohovës, nuk ia del dot t’i bëjë këto funksione në terma praktikë”, tha Mazniku.

Ai argumentoi se bashkimi me një bashki më të madhe do të krijonte mundësi për më shumë shërbime dhe buxhete më të mëdha.

“Ne kemi arritur të gjejmë një linjë të mesme shumë të mirë midis bashkimit. Asnjë bashki nuk shkrihet e asnjë bashki nuk ikën. Bashkimi i një territori më të madh bëhet për të ofruar më shumë shërbime, për të pasur një buxhet më të madh dhe mundësinë e përfaqësimit”, u shpreh ai.

Sa i përket kritikave se mazhoranca po e kalon reformën në mënyrë të njëanshme, Mazniku i hodhi poshtë akuzat për arrogancë dhe mungesë dialogu.

“Nuk bie dakord me dy elementët: të shurdhërisë dhe të arrogancës, sepse, me thënë të drejtën, nuk e kam parë në asnjë moment në këtë proces. E kundërta është e vërtetë”, deklaroi ai.

Mazniku argumentoi se mazhoranca e ka bërë të qartë që në fillim se synonte reduktimin e numrit të bashkive dhe se kjo ka qenë pika e nisjes së negociatave.

“Mazhoranca kishte 84 vota, vendos në tavolinë një reformë dhe thotë: ‘Ne synojmë më pak bashki’. Kjo nuk ka qenë një gjë e fshehur, ka qenë e qartë që ditën e parë”, tha ai.

Sipas tij, çështja nuk duhet parë vetëm nga këndvështrimi i konsensusit politik, por nga efekti që reforma synon të ketë te qytetarët.

“Parimi nuk është qëllimi konsensualiteti, synimi është si bëhet jeta më e mirë e qytetarëve. Nuk është qëllim në vete të arrijmë konsolidimin thjesht të kënaqet opozita”, deklaroi Mazniku.

Ai shtoi se mazhoranca e lidh mandatin e saj me votat e marra në zgjedhje.

“Ne flasim në emër të atyre njerëzve që kanë votuar për ne, që qëllon që janë mjaftueshëm njerëz që të kemi një mandat me 84 vota”, u shpreh kreu i Komisionit të Reformës Territoriale.

Reforma territoriale pritet të votohet në seancën plenare të së enjtes, më 8 tetor. Mazhoranca ka deklaruar se synon miratimin e hartës së re me 46 bashki.

Related Posts

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së
Lajme

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Kryesore

Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

05/10/2026
Kryesore

Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

05/10/2026
Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”
Kryesore

Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”

05/10/2026
Kandidati i PS bën reagimin e parë publik: T’i japim njëri-tjetrit dorën, komunikimin që nisim sot ta kthejmë në vepra për Libohovën tonë
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku kundër deputetëve të PS: Po jua them troç, mos flisni në emrin tim

05/10/2026
Shkrihen 16 bashki, Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e PS ndarjan e re territoriale
Kryesore

Shkrihen 16 bashki, Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e PS ndarjan e re territoriale

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë

Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë

05/10/2026
Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

Anxhela Paparizo emërohet në krye të AMVV-së

05/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al