“Tym i bardhë” në Mynih. Më në fund, pas shumë negociatash, Bayern-Kane kanë gjetur akordin total për rinovimin e kontratës. “Sky Sport” zbulon se palët i kanë dhënë dorën e fundit detajeve të kontratës së re, me Harry Kane që pritet të hedh firmën deri në vitin 2029. Bayern i plotëson në këtë mënyrë një nga kushtet kryesore që Kane kishte, një kontratë afatgjatë.
“Bomberi” anglez, thuajse në çdo dalje publike, nuk e fshehu kurrë faktin që ndihet mirë në Mynih, thjesht nuk dëshironte të nxitonte pasi këtë e konsideron si kontratën e tij të fundit të rëndësishëm në nivele kaq të larta.
“Sky Sport” zbulon gjithashtu, se termat financiarë nuk do të ndryshojnë, me Kane që pritet të marrë të njëjtën pagë, pra nuk do të ketë ulje. Gjithashtu, një pikë e rëndësishme në gjetjen e këtij akordi është edhe fushata që Bayern Munich zhvilloi këtë periudhë për “Topin e Artë”, duke reklamuar fuqishëm emrin e tij si pretendenti kryesor për të fituar trofeun më të rëndësishëm individual.
Drejtuesit e Bayern Munich janë shumë të kënaqur me rendimentin dhe shifrat e Harry Kane i cili në 152 ndeshje ka shënuar 154 gola.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








