• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra dhe Vlora, ndër rajonet më të plakura të Europës

07/10/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori

Gjirokastra dhe Vlora renditen ndër rajonet me peshën më të ulët të popullsisë në moshë pune jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Europë, duke reflektuar një strukturë demografike gjithnjë e më të plakur në Jug të Shqipërisë.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2025, vetëm 54.1% e popullsisë së Gjirokastrës dhe 54.2% e asaj të Vlorës i përket grup-moshës 20–64 vjeç. Në krahasim me rajonet e Bashkimit Europian, vetëm rreth 12% e rajoneve NUTS 3 kanë një peshë më të ulët të popullsisë në këtë grup-moshë.

Në skajin tjetër qëndron Tirana, ku 60.5% e popullsisë është 20–64 vjeç, niveli më i lartë mes qarqeve shqiptare dhe një nga më të lartët edhe në krahasim me rajonet europiane.

Në nivel kombëtar, popullsia 20–64 vjeç përbën 57.9% të popullsisë së Shqipërisë. Por diferencat territoriale janë të forta. Pas Tiranës, përqindjet më të larta regjistrohen në Dibër, me 58.5%, Durrës, me 58.2%, Kukës, me 58.1%, dhe Elbasan, me 58%. Berati është në 57.4%, ndërsa më poshtë renditen Lezha me 56.7%, Shkodra me 56.5%, Korça me 55.9% dhe Fieri me 55.2%.

Diferenca mes Tiranës dhe Gjirokastrës arrin në 6.4 pikë përqindje, duke treguar një ndarje të fortë demografike brenda një vendi me territor dhe popullsi relativisht të vogël.

Kjo ndarje bëhet edhe më e dukshme në tre rajonet e mëdha statistikore. Rajoni Qendër, ku përfshihet Tirana, ka 59.9% të popullsisë në moshën 20–64 vjeç. Në Veri pesha është 57.6%, ndërsa në Jug zbret në vetëm 55.5%.

Gjirokastra dhe Vlora pranë fundit edhe në Ballkanin Perëndimor

Pozicionimi i dobët i Gjirokastrës dhe Vlorës konfirmohet edhe në krahasimin me rajonet e Ballkanit Perëndimor për të cilat Eurostat publikon të dhëna.

Nga 46 rajonet e nivelit NUTS 3 të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë të përfshira në të dhënat për vitin 2025, Gjirokastra është rajoni i dytë me peshën më të ulët të popullsisë 20–64 vjeç, ndërsa Vlora renditet e treta nga fundi.

Vetëm Zaječarska oblast në Serbi ka një përqindje më të ulët se Gjirokastra, prej 53.5%.

Edhe Fieri, me 55.2%, dhe Korça, me 55.9%, pozicionohen në pjesën e poshtme të renditjes, duke treguar se dobësimi i grup-moshave në moshë pune është veçanërisht i theksuar në Jug dhe Juglindje të Shqipërisë.

Në kahun tjetër, Tirana renditet e treta mes 46 rajoneve të krahasuara. Mbi të gjenden vetëm rajoni Pološki në Maqedoninë e Veriut, ku grup-mosha 20–64 vjeç përbën 61.6% të popullsisë, dhe Pčinjska oblast në Serbi, me 60.7%.

Tirana lë pas rajonin e Beogradit, ku pesha e popullsisë 20–64 vjeç është 59.4%, si dhe Malin e Zi, që në tërësi regjistron 58.9%.

Dibra, me 58.5%, Durrësi me 58.2%, Kukësi me 58.1% dhe Elbasani me 58% pozicionohen më pranë mesit të shpërndarjes së rajoneve të Ballkanit Perëndimor.

Jugu ka pësuar rënien më të fortë

Problemi bëhet më i dukshëm kur të dhënat e vitit 2025 krahasohen me ato të vitit 2023. Në nivel kombëtar, pesha e popullsisë 20–64 vjeç ka zbritur nga 61.3% në 57.9%, ose me 3.4 pikë përqindje. Rënia është shumë më e fortë në Jug, ku treguesi ka kaluar nga 61.7% në vitin 2023 në vetëm 55.5% në vitin 2025, një ulje prej 6.2 pikësh përqindje.

Vlora ka shënuar ndryshimin më të madh mes qarqeve shqiptare. Pesha e popullsisë 20–64 vjeç ka rënë nga 63.2% në 54.2%, ose me 9 pikë përqindje në vetëm dy vjet. Në Gjirokastër treguesi ka zbritur nga 60.8% në 54.1%, një rënie prej 6.7 pikësh përqindje. Në Fier është ulur nga 61.1% në 55.2%, ndërsa në Korçë nga 61.7% në 55.9%. Shkodra ka zbritur nga 61.8% në 56.5%.

Në kahun e kundërt, Kukësi ka shënuar rritje nga 55.9% në 58.1%, ndërsa Dibra nga 57% në 58.5%. Të dhënat për vitin 2024 mungojnë për rajonet shqiptare në serinë e përdorur, ndaj krahasimi është bërë mes viteve 2023 dhe 2025. /monitor

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Sot votimi në Parlament i ndarjes territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova “fshihen” nga harta

08/10/2026
Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba
Kryesore

Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

08/10/2026
Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë
Kryesore

Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë

07/10/2026
E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj

07/10/2026
Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli
Kryesore

Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli

07/10/2026
QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend
Kryesore

QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

07/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

Sot votimi në Parlament i ndarjes territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova “fshihen” nga harta

08/10/2026
Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

08/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al