• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Me “kyç të hekurt”, Alkaraz feston në Tokio pas dëmtimit

07/10/2026
Me “kyç të hekurt”, Alkaraz feston në Tokio pas dëmtimit

Karlos Alkaraz u bë dje tenisti i tretë në histori që arrin të mbrojë titullin në Tokio, pas Stefan Edbergut (1989-91) dhe Pit Samprasit (1993-94). Spanjolli mposhti në finalen çekun Jiri Lehecka me rezultatin 7-6(4), 6-4, në një ndeshje që zgjati 1 orë e 36 minuta. Ky ishte titulli i dhjetë i Alcarazit në turnetë e kategorisë ATP 500 që prej krijimit të kësaj kategorie në vitin 2009.

Ai bëhet tenisti i katërt që arrin këtë shifër, duke iu bashkuar një klubi ku bëjnë pjesë Novak Xhokoviç, Rafael Nadal dhe Roxher Federer. Festimi i tij pas ndeshjes, duke përqafuar të gjithë anëtarët e skuadrës në stol, tregoi qartë rëndësinë e këtij suksesi. Titulli i fundit i Alkarazit datonte më 21 shkurt, në Doha. Alkaraz realizoi sërish një përmbysje në fushën qendrore të Ariake Coliseum.

Lehecka e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh 2-0, falë një break-u që në lojën e parë. Çeku kryesonte gjithashtu 4-2 në “tie-break”. Por pesë pikë radhazi nga tenisti murcian i dhanë atij setin dhe, në njëfarë mënyre, gjysmën e fi nales. Fituesi i shtatë titujve Grand Slam e dinte mirë se çfarë taktike duhej të përdorte ndaj çekut. Jo më kot e kishte mposhtur në tri nga katër përballjet e mëparshme.

Një top i fortë, një i butë, një i lartë, një tjetër i prerë… Lehecka përpiqej të godiste çdo top, derisa në fund gabonte. Finalja u vendos me “break”- un e dytë të “fenomenit” nga El Palmar në lojën e shtatë të setit të dytë. As ndeshja më e mirë e Leheckës nuk mjaftoi për ta vënë seriozisht në vështirësi spanjollin. Karlitos vazhdon të jetë i pamposhtur në kryeqytetin japonez: 10 ndeshje dhe po aq fitore.

Megjithatë, ende i duhet të bëjë rrugë për të arritur rekordin prej 34 fi toresh që Novak Xhokoviç ka në Pekin. Pavarësisht se ka humbur katër muaj e gjysmë nga sezoni për shkak të dëmtimit në kyçi, Alkaraz tashmë duket se e ka lanë plotësisht pas krahëve problemin fi zik, për t’u rikthyer “me kyç të hekurt”. Tenisti spanjoll renditet tashmë i treti në “Race 2026”, duke kaluar Ben Shelton, ndërsa para tij janë vetëm Alekandër Zverev dhe Janik Siner.

13 herët që humbi shërbimin gjatë pesë ndeshjeve në Tokio tashmë janë harruar, falë triumfi t dhe nivelit të jashtëzakonshëm të tenisit që po shfaq. Alkaraz është kandidati kryesor për të fi tuar gjithçka që i ka mbetur në sezon: Masters 1000 të Shangait dhe Parisit, ATP Finals, Kupën Davis dhe “Six Kings Slam”. Të shtunën ai do të debutojë në turneun individual të Shangait, ku do të përballet me fi tuesin e duelit mes Juan Manuel Cerundolo dhe një tenisti që do të vijë nga faza kualifikuese.

Related Posts

“Luajta për një klub fitues si Milan, ndjesi unike”, Pato: Më donte edhe Interi
Sport

“Luajta për një klub fitues si Milan, ndjesi unike”, Pato: Më donte edhe Interi

07/10/2026
Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje – Balkanweb.com – News24
Sport

Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje

07/10/2026
Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje – Balkanweb.com – News24
Sport

Analiza para derbit, Partizani është më agresiv në nisje – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
Carragher kërkon ndëshkim të rëndë për Manchester Cityn: Rënia nga kategoria nuk mjafton
Sport

Carragher kërkon ndëshkim të rëndë për Manchester Cityn: Rënia nga kategoria nuk mjafton

07/10/2026
Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e raundit tjetër – Balkanweb.com – News24
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e raundit tjetër – Balkanweb.com – News24

07/10/2026
UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Sport

Laçi është prova e Egnatias për kreun, kampionët me mendjen edhe tek Europa – Balkanweb.com – News24

07/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë

Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë

07/10/2026
E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj

E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj

07/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al