Real Madrid vuan në fraksionin e parë, por dhuron spektakël në të dytën, del me 3 pikë nga sfida përballë PSV ku i mjaftuan më pak se 40 minuta për të “çmontuar” ekipin holandez. Pas traversës së Vinicius, PSV fitoi një penallti, e konvertuar në gol nga Perisic. Me fillimin e pjesës së dytë, Mou bëri 3 zëvendësime të menjëhershme, ku mes tyre aktivizoi edhe Jude Bellingham, por për të rikthyer qetësinë në “Bernabeu” mendoi Valverde, me kapitenin që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 50-të, pas një veprimi të bukur nga Arda Guler.
10 minuta më pas, Bellingham realizoi një gol spektakolar duke kaluar Realin për herë të parë në avantazh. Ekipi i Mou-s kishte kontrollin total të lojës dhe në të 64-tën, Arda Guler dhuroi një assist të pastër për Kylian Mbappe, me “bomberin” francez që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë me një goditje të saktë brenda në zonë.
“Gjeli” më i famshëm u kthye në protagonist në fundin e këtij takimi ku në minutën e 84-ët i shërbyer nga Diaz dërgoi shifrat në 4-1 duke kompletuar “dopjetën” e tij personale, aktualisht golashënuesi më i mirë në Champions me 6 gola. Nuk mungoi në këtë “banket” golash as Vinicius jr me sulmuesin brazilian që sigloi shifrat përfundimtare në 5-1.
Në pritje të PSG, Real Madrid është ekipi i vetëm me 15 pikë të plota pas 5 ndeshjeve të para në Champions. Njeri i ndeshjes u vlerësua Mbappe, por fjalët e para të Mourinho-s ishte për Bellingham:
“Në pjesën e dytë ishte më shumë çështje mentaliteti. Bëmë disa ndryshime, por Bellingham është një lojtar ndryshe, na dha pikërisht atë që na mungoi në fraksionin e parë. Jemi në kuotën e 15 pikëve. Na duhet 3 ose maksimumi 4 pikë për të mos luajtur në ‘play-off’. Jemi shumë pranë”, u shpreh Jose Mourinho në konferencë për shtyp.








