• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

07/10/2026
QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

QR-kodi i vendosur në tabelën informuese të Kalasë së Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion për monumentin, pas skanimit i orientonte ata drejt përmbajtjeve pornografike.

Rasti ka ngritur pikëpyetje për sigurinë dhe funksionalitetin e QR-kodeve të vendosura në monumentet e kulturës dhe hapësirat turistike, in formon Tch. Turistët që vizitojnë Gjirokastrën thonë se në përgjithësi nuk i përdorin QR-kodet në ambiente publike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

“Ne kemi udhëtuar kudo, por QR-kodet nuk i përdorim kurrë. I besojmë më shumë një faqeje në internet sesa këtyre kodeve, dhe kjo nuk ndodh vetëm këtu në Shqipëri, por kudo ku shkojmë”, tha një turist.

“Ne nuk skanojmë asnjëherë QR-kodet, është më e thjeshtë të përdorim web sesa ato nuk janë të sigurta, madje në disa vende ka ndodhur që të tjerët janë ankuar dhe, duke i dëgjuar, nuk kemi marrë iniciativën për të skanuar”, tha një tjetër turist.

Pas publikimit të rastit, QR-kodi në Kalanë e Libohovës është hequr menjëherë nga autoritetet. Ndërkohë, pritet të verifikohet edhe situata me QR-kodet e tjera të vendosura në monumentet e kulturës, për të garantuar që ato të çojnë vetëm drejt informacionit për të cilin janë vendosur.

Rasti i Kalasë së Libohovës ka ngritur shqetësim edhe për rastet e tjera, ndaj po merren masa që të mos ndodhin më situata të tilla./ TCH

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Sot votimi në Parlament i ndarjes territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova “fshihen” nga harta

08/10/2026
Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba
Kryesore

Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

08/10/2026
Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë
Kryesore

Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë

07/10/2026
E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj

07/10/2026
Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli
Kryesore

Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli

07/10/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastra dhe Vlora, ndër rajonet më të plakura të Europës

07/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

Sot votimi në Parlament i ndarjes territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova “fshihen” nga harta

08/10/2026
Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

08/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al