Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 6-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, pas ndeshjeve të zhvilluara këtë fundjavë.
Formacioni është ndërtuar sipas skemës 1-4-2-3-1 dhe përfshin futbollistë që spikatën me paraqitjet e tyre në këtë raund.
Në portë është përzgjedhur Paul Bernardoni i Teutës, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhet nga Basilio Ndong (Tirana), Emiljano Musta (Vllaznia), Bojan Ilievski (Tirana) dhe Ardit Toli (Teuta).
Në mesfushë janë Armir Borici i AF Elbasanit dhe Albano Aleksi i Egnatias, ndërsa në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bernard Karrica i Vorës, Karim Loukili i Egnatias dhe Drilon Hazrollaj i Tiranës.
Në majën e sulmit është vendosur Edon Murataj i Vllaznisë, autor i golit të fitores për skuadrën shkodrane në përballjen ndaj Dinamo City.
Trajneri më i mirë i javës është shpallur Dean Klafurić, pas fitores 3-1 të Tiranës në derbin ndaj Partizanit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








