Partizani dhe Florin Bratu ndajnë përfundimisht rrugët. Plot 13 gola të pësuar në gjashtë javët e para si askush tjetër te Partizani, ndërsa vetëm 4 pikë dhe vendi i parafundit në renditje bënë që bashkëpunimit t’i vijë fundi. Trajneri rumun rezultoi një nga më të dobëtit në historinë e “demave”, për aq kohë sa drejtoi.
Humbja në derbin me Tiranën vazhdon të sjellë vendime drastike te Partizani. Kujtojmë se në edicionin e kaluar ishin Mladen Milinkoviç dhe Oltijon Kërnaja, që u larguan pikërisht pas disfatave në derbi.
Bratu u zyrtarizua në muajin korrik. Partizani gëzoi një fitore me Vllazninë në Shkodër nën drejtimin e tij, ndërsa barazoi me Teutën në debutim. Sfidat që u humbën ishin ndaj Laçit, Dinamos, Egnatias dhe Tiranës.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








