Ertjan Kofsha ngre lart flamurin kuqezi në Europianin e Peshëngritjes në Durrës, duke u shpallur kampion Europe në shkëputje dhe duke fituar medaljen e argjendtë në dygarësh. Peshëngritësi shqiptar siguroi medaljen e artë në shkëputje me një provë të tretë fantastike, ku ngriti 167 kilogramë.
Kofsha ishte fantastik edhe në shtytje duke realizuar saktë tre prova, e fundit 200kg, por që për fat të keq nuk mjaftoi duke u renditur në vendin e 5-të. Me 367 kg në total, Kofsha u rendit në vendin e dytë në dygarësh duke i siguruar Shqipërisë medalje argjendi.
Triumfi i Kofshës vërtetoi edhe një herë se e ardhmja e Peshëngritjes kuqezi është e sigurt, pasi më herët siguruan medalje në Evropianin për të rinj edhe Samoel Rrasa në stilin e shtytjes, pesha 65kg në kategorinë Junior.
Ndërsa Enkileda Carja mori tri medalje të argjendta në peshën 69kg të kategorisë Junior.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









