• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Abissnet Superiore”/ Egnatia konfirmon momentin pozitiv, mund pastër Vllazninë. Debutim me humbje për Karoglan, Vora “thyen” të kuqtë – Balkanweb.com – News24

19/10/2026
“Abissnet Superiore”/ Egnatia konfirmon momentin pozitiv, mund pastër Vllazninë. Debutim me humbje për Karoglan, Vora “thyen” të kuqtë – Balkanweb.com – News24

Egnatia konfirmon momentin pozitiv, ndërsa Partizani zhytet në krizë. Java e shtatë e Abissnet Superiores ka prodhuar rezultate të bujshme, me rrogozhinasit që mposhtën Vllazninë 3-1 dhe Vorën që regjistroi një fitore historike 4-1 ndaj të kuqve të kryeqytetit.

Në Rrogozhinë, Egnatia triumfoi bindshëm ndaj Vllaznisë, pavarësisht rotacionit të gjerë në formacion, me mendjen edhe te angazhimet europiane. Kampionët e zhbllokuan rezultatin që në minutat e para, falë një penalltie, ndërsa Adjesa dyfishoi avantazhin, duke i dhënë më shumë qetësi skuadrës vendase.

Në pjesën e dytë, shkodranët reaguan, rritën presionin dhe arritën të shkurtonin diferencën, duke rihapur përkohësisht sfidën. Megjithatë, goli i Grudës, ish-lojtarit të Vllaznisë, vulosi fitoren 3-1 për Egnatian, e cila vijon të konfirmojë formën e mirë.

Surpriza e madhe e javës erdhi nga Vora. Skuadra e drejtuar nga Arjan Bellaj mposhti Partizanin me rezultatin e thellë 4-1, duke marrë një fitore historike përballë një prej emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar.

Një debutim për t’u harruar për trajnerin kroat Mislav Karoglan në stolin e të kuqve, të cilët u dorëzuan përballë vrullit të vendasve. Protagonisti absolut ishte Bernard Karrica, i cili realizoi një tripletë, me dy prej golave që spikatën për nga bukuria.

Fitorja e Vorës mund të kishte marrë përmasa edhe më të mëdha, por një tjetër gol i vendasve u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.

Ndërkohë, situata te Partizani bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Pas shtatë javësh kampionat, të kuqtë renditen në vendin e fundit me vetëm katër pikë, ndërsa kanë pësuar plot 17 gola, një bilanc negativ që nuk ishte regjistruar më parë nga klubi në këtë fazë të sezonit.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Lazio turpëron Juven, tani Spalletti rrezikon shkarkimin, Conte del në skenë. Milan triumfon ndaj Atalantës (VIDEO)
Sport

Lazio turpëron Juven, tani Spalletti rrezikon shkarkimin, Conte del në skenë. Milan triumfon ndaj Atalantës (VIDEO)

19/10/2026
La Liga/ Barcelona e pandalshme, ndaj Betis vjen fitorja e nëntë radhazi, fiton edhe Atletico Madrid
Sport

La Liga/ Barcelona e pandalshme, ndaj Betis vjen fitorja e nëntë radhazi, fiton edhe Atletico Madrid

18/10/2026
Serie A/ Inter vijon marshimin drejt kreut, Roma “thyen” Genoa-n, vijon kriza e Napolit
Sport

Serie A/ Inter vijon marshimin drejt kreut, Roma “thyen” Genoa-n, vijon kriza e Napolit

18/10/2026
Legjionarët/ Manaj dhe Uzuni golat kuqezi, Rey nuk ndalet me Sivasspor, goli i Myrto Uzuni-t nuk vlen për Austin – Balkanweb.com – News24
Sport

Legjionarët/ Manaj dhe Uzuni golat kuqezi, Rey nuk ndalet me Sivasspor, goli i Myrto Uzuni-t nuk vlen për Austin

18/10/2026
Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24
Sport

Abissnet Superiore/ Tirana vijon momentin pozitiv, vjen fitorja e parë sezonale për Skënderbeun – Balkanweb.com – News24

18/10/2026
Legjionarët/ Manaj dhe Uzuni golat kuqezi, Rey nuk ndalet me Sivasspor, goli i Myrto Uzuni-t nuk vlen për Austin – Balkanweb.com – News24
Sport

Legjionarët/ Manaj dhe Uzuni golat kuqezi, Rey nuk ndalet me Sivasspor, goli i Myrto Uzuni-t nuk vlen për Austin – Balkanweb.com – News24

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Abissnet Superiore”/ Egnatia konfirmon momentin pozitiv, mund pastër Vllazninë. Debutim me humbje për Karoglan, Vora “thyen” të kuqtë – Balkanweb.com – News24

“Abissnet Superiore”/ Egnatia konfirmon momentin pozitiv, mund pastër Vllazninë. Debutim me humbje për Karoglan, Vora “thyen” të kuqtë – Balkanweb.com – News24

19/10/2026
Lazio turpëron Juven, tani Spalletti rrezikon shkarkimin, Conte del në skenë. Milan triumfon ndaj Atalantës (VIDEO)

Lazio turpëron Juven, tani Spalletti rrezikon shkarkimin, Conte del në skenë. Milan triumfon ndaj Atalantës (VIDEO)

19/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al