• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Misteri 150-vjeçar në Westminster, eshtrat në sarkofagun romak mund t’i përkasin një abati mesjetar – Balkanweb.com – News24

21/10/2026
Misteri 150-vjeçar në Westminster, eshtrat në sarkofagun romak mund t’i përkasin një abati mesjetar – Balkanweb.com – News24

Një mister që ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se 150 vjet në Abacinë e Westminsterit, në Londër, mund të jetë pranë zgjidhjes. Arkeologët besojnë se eshtrat e gjetura brenda një sarkofagu romak mund t’i përkasin njërit prej dy abatëve mesjetarë, Aelfwig ose Wulnoth.

Mbetjet, të regjistruara zyrtarisht si zbulim në vitin 1869, fillimisht iu atribuuan Valerius Amandinus, një banor i pasur i Londrës romake, emri i të cilit ishte gdhendur në sarkofag. Megjithatë, një kryq latin në kapak, që daton në shekullin X ose XI, sugjeron se varri është ripërdorur disa shekuj më vonë.

Sipas arkeologut Warwick Rodwell dhe ekipit të tij, skeleti i përket një burri rreth 1,75 metra të gjatë, i cili vdiq në moshën 35–49 vjeç. Studiuesit po shqyrtojnë mundësinë që ai të ketë qenë Aelfwig, i cili vdiq rreth vitit 1020, ose pasardhësi i tij, Wulnoth, që vdiq më 1049.

Sarkofagu i punuar me kujdes dhe kryqi i shtuar në kapak përforcojnë hipotezën se i ndjeri kishte një pozitë të lartë kishtare. Gjurmët e zbuluara brenda tij tregojnë gjithashtu se trupi ishte vendosur fillimisht në një arkivol druri, i cili është dekompozuar me kalimin e shekujve.

Sarkofagu ishte hasur nga punëtorët që në vitin 1820, kur kapaku u thye aksidentalisht në gjashtë pjesë dhe më pas u riparua. Sot ai ekspozohet në Galeritë e Jubileut të Diamantit të Mbretëreshës në Abacinë e Westminsterit, ndërsa identiteti i personit të varrosur mbetet ende i pakonfirmuar.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Anija 4,700-vjeçare e zbuluar në Turqi, misteri brenda amforave habit arkeologët – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Anija 4,700-vjeçare e zbuluar në Turqi, misteri brenda amforave habit arkeologët – Balkanweb.com – News24

17/10/2026
E martë, 13 tetor, dita që ngjall frikë te supersticiozët! Pse konsiderohet numër i pafat dhe çfarë lidhje ka me rënien e Kostandinopojës? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

E martë, 13 tetor, dita që ngjall frikë te supersticiozët! Pse konsiderohet numër i pafat dhe çfarë lidhje ka me rënien e Kostandinopojës? – Balkanweb.com – News24

13/10/2026
Patatet e ëmbla portokalli apo vjollcë? Ja cilat janë më të pasura me vlera ushqyese – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Patatet e ëmbla portokalli apo vjollcë? Ja cilat janë më të pasura me vlera ushqyese – Balkanweb.com – News24

12/10/2026
A ndikon radha e lindjes te karakteri ynë? Çfarë thotë shkenca për fëmijën e madh, të mesëm dhe të vogël – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

A ndikon radha e lindjes te karakteri ynë? Çfarë thotë shkenca për fëmijën e madh, të mesëm dhe të vogël – Balkanweb.com – News24

12/10/2026
Çimentoja e re e frymëzuar nga lëkura e elefantit, mban ndërtesat deri në 20 gradë më të freskëta – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Çimentoja e re e frymëzuar nga lëkura e elefantit, mban ndërtesat deri në 20 gradë më të freskëta – Balkanweb.com – News24

12/10/2026
Mollët apo dardhat? Cili frut ndihmon më shumë në kontrollin e sheqerit në gjak – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mollët apo dardhat? Cili frut ndihmon më shumë në kontrollin e sheqerit në gjak – Balkanweb.com – News24

10/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Misteri 150-vjeçar në Westminster, eshtrat në sarkofagun romak mund t’i përkasin një abati mesjetar – Balkanweb.com – News24

Misteri 150-vjeçar në Westminster, eshtrat në sarkofagun romak mund t’i përkasin një abati mesjetar – Balkanweb.com – News24

21/10/2026
VIDEO/ PSG udhëheq në Champions ndaj Barcelonës, kryesojnë Roma e City

VIDEO/ PSG tregon forcën ndaj Barçës, të mëdhatë shkëlqejnë në Champions

20/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al