Kryeministri Edi Rama akuzoi organizatorët e protestave se po nxisin, paguajnë dhe orkestrojnë persona për të ushtruar dhunë në qendër të Tiranës. Sipas tij, qëllimi nuk është një Shqipëri më e mirë, por kthimi i vendit pas, në një kohë kur, siç u shpreh ai, Shqipëria është pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Këtë herë nuk do t’ia dalin. Zhurmën e kanë të madhe, shanset zero”, deklaroi Rama, duke theksuar se personat që djegin dhe shkatërrojnë nuk përfaqësojnë as shumicën dhe as pakicën e shqiptarëve.
“Kjo është përgjigja jonë ligjore ndaj dhunës dhe anarkisë urbane të ushqyer nga duar të mbrapshta dhe një turmë dhunuesiosh që mund ta shohë e gjithë Shqipëria se kush i sjell në qendër të Tiranës duke i nxitur, paguar e orkestruar jo për një Shqipëri më të mirë por për ta kthyer mbrapsht kur jemi më pranë pikëmbërritjes e kur flamuri i Ismail Qemalit është ngritur më lart se kurrë. Por këtë herë nuk do tia dalin. Ai që thyen, djeg, shkatërron qendrën e Tiranës dhe përmes ekraneve të korruptuara terrorizon Shqipërinë nuk është populli, as shumica as pakica e popullit. Për shumicën që me ka dhënë mandatin dhe pakicën që smë ka votuar por pret më shumë drejtësi në shpërndarjen të ardhurave do flas në ditët e para të javës me risitë e buxhetit 2027 që të jetë e qartë se nuk do jenë zotime të rastet por vendime konkrete. Durim dhe Kurajo. Duhet ta kalonim këtë se jo të gjithë e duan paqen dhe suksesin e Shqipërisë. Është përpjekja e fundit përpara se ne ta vulosim faqen e fundit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Zhurmën e kanë të madhe, shanset 0. Mos harroni asnjëherë, më keni votuar apo jo, unë3 nuk e kam tradhëtuar asnjëherë misionin që më ka dhënë besën shumica e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe sdo ta tradhëtoj kurrë besimin e asnjë shqiptari që e do Shqipërinë më të mirë dhe flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në rradhë me shtetet e BE-së”









