Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën e Futbollit të Luksemburgut për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore mes Kombëtares U-21 dhe Luksemburgut U-21.
Ndeshja do të luhet më 13 nëntor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, dhe do të jetë pjesë e programit të përgatitjeve të kuqezinjve për Kampionatin Europian U-21 2027.
Shqipëria është një nga vendet organizatore të këtij turneu dhe e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën finale. Në këtë kuadër, ndeshjet miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vijuar punën me skuadrën dhe për të përgatitur sa më mirë ekipin për sfidën europiane.
Ndërkohë, FSHF po punon për të finalizuar marrëveshjen për zhvillimin e një tjetër ndeshjeje miqësore gjatë muajit nëntor, e cila do të zyrtarizohet së shpejti.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








