Numan Ajeti është shitur në Belgjikë, ndërsa transferimi do të zyrtarizohet në merkaton e dimrit. Kjo është lëvizja që “Mega Sport” zbuloi së fundmi, ndërsa bëhet fjalë për “murin” e mbrojtjes së Egnatias.
Ajeti është kthyer në titullar i padiskutueshëm me kampionët e Egnatias në Superiore. 20 vjeçari shikohet si garanci në prapavijë.
Kujtojmë se edhe debutoi me Kombëtaren U-21, pasi u bind që të largohej nga Maqedonia e Veriut. Egnatia e transferoi si okazion në merkaton e verës ku mbeti lojtar i lirë pasi mbylli bashkëpunimin me Shkëndijën.
Nga Tetova largohej pikërisht sepse kërkonte më tepër hapësirë. Trajneri Nevil Dede ka ditur si t’i marrë më të mirën deri tani.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








