• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ligji i ri i turizmit/ Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, zbardhen gjobat

30/10/2026
Ligji i ri i turizmit/ Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, zbardhen gjobat

Qytetarët që japin apartamente me qira afatshkurtër (përmes Airbnb apo Booking) do të detyrohen të pajisen me kod unik regjistrimi përpara se të publikojnë ndonjë njoftim online. Masa është pjesë e një projektligji të ri për turizmin, që qeveria ka hedhur për konsultim publik.

Sipas draftit, regjistrimi i detyrueshëm i apartamenteve, vilave apo dhomave do të realizohet nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania.

“Njësitë akomoduese për qëndrime afatshkurtra regjistrohen, përpara fillimit të ushtrimit të veprimtarisë, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania dhe pajisen me kod unik regjistrimi,”thuhet në projektligj.

Pasi të kryhet kjo procedurë, sistemi do të gjenerojë një kod unik regjistrimi, i cili duhet të afishohet detyrimisht në çdo ofertë, reklamë apo publikim në platformat elektronike të ndërmjetësimit dhe rezervimit.

Përveç kësaj, pronarët do të jenë të detyruar të kryejnë regjistrimin elektronik të klientëve dhe të raportojnë çdo muaj të dhënat statistikore si numri i vizitorëve, netët e qëndrimit, shtetësia dhe mosha e tyre.

Sanksione për ata që nuk regjistrohen
Sipas projektligjit, qytetarët që japin me qira afatshkurtër prona pa u regjistruar dhe pa marrë çertifikatën përkatëse të kategorizimit do të përballen me gjoba. Këto gjoba variojnë nga 20 deri në 50 mijë lekë për ata që kanë nga 1 deri në 5 dhoma, si dhe 100 mijë lekë për ata që kanë nga 6 deri në 15 dhoma.

Nga ana tjetër, gjoba deri në 100 mijë lekë do të ketë edhe për mosdeklarimi e të dhënave statistikore, pra nëse nuk raportohen çdo muaj elektronikisht të dhënat e klientëve (numrin e vizitorëve, netët e qëndrimit, shtetësinë, moshën etj.).

Nëse e njëjta shkelje administrative përsëritet brenda një periudhe 12-mujore, masa e gjobës mund të shkojë deri në dyfishin e kufirit maksimal të parashikuar.

Të gjitha këto gjoba vendosen nga struktura përgjegjëse e inspektimit të turizmit dhe të ardhurat shkojnë 100% në Buxhetin e Shtetit.

Related Posts

Ndryshon ligji për siguracionin e makinave, ja çfarë duhet të dini
Kryesore

Dyfishohet taksa vjetore e makinave: Automjetet e vjetra dhe ato me naftë do paguajnë më shumë (Tabelat)

30/10/2026
Prania besnike te PS Gjirokastër, Kumbaro: Punojmë për të afruar strukturat tona me qytetarët
Kryesore

Prania besnike te PS Gjirokastër, Kumbaro: Punojmë për të afruar strukturat tona me qytetarët

30/10/2026
Policia nën vëzhgim 24/7, mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për efektivët
Kryesore

Policia nën vëzhgim 24/7, mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për efektivët

30/10/2026
Shpërthimi tragjik ku humbën jetën 6 persona, ky është shqiptari i arrestuar në Athinë (Emri)
Kryesore

Shpërthimi tragjik ku humbën jetën 6 persona, ky është shqiptari i arrestuar në Athinë (Emri)

30/10/2026
Gjykata bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027
Kryesore

Gjykata bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

30/10/2026
Rama: Do të kufizojmë rrjetet sociale tek të miturit
Kryesore

Rama: Do të kufizojmë rrjetet sociale tek të miturit

30/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndryshon ligji për siguracionin e makinave, ja çfarë duhet të dini

Dyfishohet taksa vjetore e makinave: Automjetet e vjetra dhe ato me naftë do paguajnë më shumë (Tabelat)

30/10/2026
Prania besnike te PS Gjirokastër, Kumbaro: Punojmë për të afruar strukturat tona me qytetarët

Prania besnike te PS Gjirokastër, Kumbaro: Punojmë për të afruar strukturat tona me qytetarët

30/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al