• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpërthim gjigant në Diell, reja e plazmës arrin 500 mijë kilometra, shkencëtarët zbulojnë drejtimin e saj – Balkanweb.com – News24

31/10/2026
Shpërthim gjigant në Diell, reja e plazmës arrin 500 mijë kilometra, shkencëtarët zbulojnë drejtimin e saj – Balkanweb.com – News24

Një fenomen i jashtëzakonshëm diellor u regjistrua më 29 tetor nga teleskopët hapësinorë. Një strukturë gjigante plazme, me gjatësi rreth 500 mijë kilometra, u shkëput nga Dielli dhe u lëshua në hapësirë, duke tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor.

Pamjet u regjistruan nga instrumenti SUVI, i vendosur në satelitin GOES-R, i cili monitoron aktivitetin diellor përmes rrezatimit ultravjollcë. Përmasat e fenomenit janë rreth 40 herë më të mëdha se diametri i Tokës. Sipas vlerësimeve paraprake, masa e plazmës nuk po drejtohet nga Toka, por kryesisht drejt Marsit. Për këtë arsye, rreziku për planetin tonë konsiderohet shumë i ulët dhe ndikimi i mundshëm në infrastrukturën tokësore pritet të jetë i papërfillshëm.

Fenomeni lidhet me atë që shkencëtarët e quajnë nxjerrje masive koronale (CME), një proces gjatë të cilit sasi të mëdha plazme dhe fusha magnetike shkëputen nga atmosfera e jashtme e Diellit dhe përhapen në hapësirën ndërplanetare. Prominencat diellore, nga të cilat mund të lindin këto shpërthime, përbëhen nga plazmë e dendur që mbahet pezull nga fusha magnetike e Diellit. Kur kjo strukturë humbet ekuilibrin, materiali mund të lëshohet me shpejtësi të madhe në hapësirë.

Të dhënat e monitorimit tregojnë se aktiviteti magnetik pranë Tokës ka mbetur i qetë, me shpejtësi të erës diellore rreth 344 kilometra në sekondë dhe indeksin gjeomagnetik Kp në vlerën 0.3. Vëmendja e studiuesve tashmë është përqendruar te Marsi, ku mungesa e një fushe magnetike globale e bën atmosferën më të ekspozuar ndaj ndikimit të plazmës diellore. Shkencëtarët pritet të analizojnë më tej trajektoren dhe pasojat e këtij fenomeni. Vëzhgimet mund të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të mënyrës se si shpërthimet diellore ndikojnë në planetët e Sistemit Diellor dhe në zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit për stuhitë gjeomagnetike, të cilat në raste të caktuara mund të prekin rrjetet elektrike, komunikimet dhe sistemet GPS.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Mund të përfundojë në kasafortën e një koleksionisti – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mund të përfundojë në kasafortën e një koleksionisti – Balkanweb.com – News24

28/10/2026
Kandili i detit që nuk plaket kurrë, shkencëtarët zbulojnë sekretin e tij! A mund të ndihmojë në luftën kundër plakjes te njerëzit? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Kandili i detit që nuk plaket kurrë, shkencëtarët zbulojnë sekretin e tij! A mund të ndihmojë në luftën kundër plakjes te njerëzit? – Balkanweb.com – News24

27/10/2026
Spektakël në qiell më 26 tetor! “Hëna e Gjuetarit” do të ndriçojë natën, ja kur mund të shihet fenomeni – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Spektakël në qiell më 26 tetor! “Hëna e Gjuetarit” do të ndriçojë natën, ja kur mund të shihet fenomeni – Balkanweb.com – News24

23/10/2026
Mund të vuante nga alopecia – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mund të vuante nga alopecia – Balkanweb.com – News24

22/10/2026
Misteri 150-vjeçar në Westminster, eshtrat në sarkofagun romak mund t’i përkasin një abati mesjetar – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Misteri 150-vjeçar në Westminster, eshtrat në sarkofagun romak mund t’i përkasin një abati mesjetar – Balkanweb.com – News24

21/10/2026
Anija 4,700-vjeçare e zbuluar në Turqi, misteri brenda amforave habit arkeologët – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Anija 4,700-vjeçare e zbuluar në Turqi, misteri brenda amforave habit arkeologët – Balkanweb.com – News24

17/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!

Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!

31/10/2026
Çmenduri në Shqipëri, bordi e çon çmimin e naftës 258 lekë/litri

Bordi i Transparencës njofton çmimin e ri të benzinës dhe naftës

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al