Kryeministri Edi Rama po prezanton platformën e “Pasqyrë Albania”, që nëpërmjet një aplikacioni online, synon përmirësimin e marrëdhënies qytetar – qeveri.
“Asnjë ankesë apo kërkesë s’do të humbasë më në oqeanin e burokracisë. Janë një sërë elementësh të Pasqyra Albania që transformojnë këtë marrëdhënie, duke vendosur shtetin në sytë e qytetarit me një klik dhe një dritare. T’u vëmë në dispozicion një instrument ku ata mund të shohin vetë investimet, ecurinë e projekteve në çdo zonë të interesit të tyre.
Do ta kthejmë çdo hallkë, çdo kërkesë, çdo problem në një pako DHL. Siç nisim një pako dhe e ndjekim gjithë kohës se ku ndodhet, do të bëjmë edhe me ankesën e kërkesën. Kjo do t’i japë qytetarit të shohë statusin e pakos së vet dhe do t’i japë administratës, institucioneve përkatëse, mundësinë që të ndjekin në kohë reale se ku ngec një pako, një kërkesë apo ankesë.
Ne mund të kemi diskutime nëse u zgjidh apo nuk u zgjidh, ashtu siç njëra palë apo tjetra e koncepton, por s’mund të kemi më diskutime a mori apo jo përgjigje. Dhënia e përgjigjes në kohë duhet ta mbajmë si përparësi në këtë marrëdhënie”, tha Rama.









