Në fund të këtij sezoni, më 30 qershor, Simone Inzaghi pritet t’i bashkohet listës së trajnerëve të lirë. Sipas gazetarit të njohur, Nicolo Schira, ish trajneri i Inter dhe Lazio-s ka vendosur të largohet nga Arabia Saudite. Inzaghi nuk dëshiron të rinovojë më kontratën me ekipin e Al Hilal, por preferon t’i rikthehet edhe një herë futbollit të rëndësishëm evropian.
Inzaghi pritet të jetë një pistë konkrete për disa nga klubet e rëndësishme në Serie A, por Schira nuk përjashton as pistën Premier League, një kampionat që prej kohësh ka shfaqur interesim për teknikun italian.







