Një aksion i gjerë kontrolli është zhvilluar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku Policia ka ngritur pika kontrolli për automjetet dhe personat që hyjnë në qytet.
Në aksion janë përfshirë drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës. Kontrollet kanë për qëllim identifikimin e personave në kërkim, kapjen e individëve me rrezikshmëri të lartë, si dhe evidentimin e sendeve të paligjshme që mund të mbahen në automjete.
Ky operacion vjen në kuadër të shtimit të masave për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale në qytetin e Vlorës.









