• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi ndaj Odhise Dhimës, 58-vjeçarit të arrestuar në Greqi nën akuzën e trafikimit të preparateve të ndaluara. Trajneri i peshëngritjes, vëllai i kampionit olimpik me origjinë shqiptare Pirro Dhima, dyshohet se furnizonte sportistë me substanca të ndaluara.

Sipas medias greke “Protothema”, gjatë kontrollit në banesën e tij, hetuesit zbuluan tri faqe me shënime të shkruara me dorë, ku përmendeshin emra sportistësh, shuma parash dhe preparate që dyshohet se ishin objekt shitblerjeje.

Hetimi për këtë çështje nisi më 20 dhjetor 2024, pasi Organizata Greke Antidoping (EOKAN) i përcolli prokurorisë informacione mbi aktivitetin e dyshuar të trajnerit.

Sipas këtyre informacioneve, Dhima dyshohej se siguronte dhe shpërndante substanca të ndaluara, të cilat i ruante në një magazinë brenda ambienteve të stërvitjes së peshëngritjes në Qendrën Sportive Olimpike të Athinës (OAKA). Trajneri kishte akses ekskluziv në këtë hapësirë.

Paralelisht, Nëndrejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Greqinë Veriore zhvilloi një hetim paraprak pas një denoncimi që lidhej me një sportist 15-vjeçar të peshëngritjes.

Në denoncim thuhej se gjatë vitit 2024, sportisti i mitur kishte rezultuar se kishte përdorur substanca anabolike në një garë zyrtare. Denoncuesi pretendonte gjithashtu se trajneri i tij, i cili ishte edhe babai i sportistit dhe ishte përfshirë më parë në çështje dopingu, vazhdonte të lëvizte lirshëm në ambientet e zhveshjes së federatës.

Nga verifikimet rezultoi se sportisti i mitur ishte djali i Odhise Dhimës. Sipas hetimit të cituar nga media greke, autoritetet konstatuan se trajneri i kishte siguruar të birit substancat në fjalë.

Pas këtyre të dhënave, Policia Greke kontaktoi Organizatën Greke Antidoping, e cila konfirmoi me një dokument zyrtar se Dhima ndodhej nën pezullim të përkohshëm që prej 27 majit 2025 dhe se ndaj tij ishte vendosur një dënim disiplinor me 12 vjet përjashtim për administrimin e një substance të ndaluar gjatë një gare.

Analizat e kryera nga Organizata Kombëtare e Barnave të Greqisë (EOF) dhe një laborator i Agjencisë Botërore Antidoping (WADA) zbuluan praninë e efedrinës, një substancë e ndaluar, në një preparat që përdorte djali i trajnerit.

Gjithashtu, sipas vendimit të Komisionit Disiplinor të Shkallës së Parë të EOKAN, në mostrën e urinës së sportistit të mitur u identifikua oksandroloni, substancë që përfshihet në listën e ndaluar të WADA-s për vitin 2024.

Pas hetimeve, policia arrestoi Odhise Dhimën më 12 nëntor dhe kontrolloi banesën e tij, ku gjeti një numër të madh preparatesh të ndaluara.

Mes materialeve të sekuestruara ishin edhe tri faqe me shënime të shkruara me dorë, të cilat përmbanin të dhëna për shitblerjen e suplementeve ushqimore.

Në këto shënime përmendeshin inicialet “T. D.” dhe “S. G.”, si dhe transaksione të lidhura me trajnerin Odhise Dhima, me vlera 700 euro, 600 euro dhe 80 euro.

Në dy prej faqeve ishin shënuar gjithashtu sasitë dhe emërtimet e preparatit “COMANDO”, përkatësisht “4 COMANDO” dhe “1 COMMANDO”.

Sipas informacioneve të hetimit, preparati “COMMANDO”, i përmendur në shënimet e sekuestruara, dyshohet se ishte i njëjti produkt që përdorte djali i mitur i trajnerit.

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan gjithsej 871 njësi preparatesh farmaceutike dhe substancash të dyshuara dopingu, 17 kartela sportistësh, një telefon celular dhe 15 mijë euro.

Pas arrestimit, ndaj 58-vjeçarit nisi procedimi penal për shkelje të legjislacionit sportiv, në nivel krimi të rëndë, si dhe për një vepër penale më të lehtë që lidhet me mbajtjen e barnave potencialisht të dëmshme për shëndetin.

Avokati i tij, Mihalis Dimitrakopoulos, i hodhi poshtë akuzat për trafikim të substancave të ndaluara, duke deklaruar se preparatet e sekuestruara nuk ishin anabolikë.

“Qëndrimi i Odhise Dhimës është se këto substanca nuk janë anabolikë dhe kjo do të vërtetohet nga autoritetet kompetente”, deklaroi avokati.

Ai shpjegoi se klienti i tij përdorte suplemente ushqimore dhe barna për shkak të problemeve serioze shëndetësore, të cilat, sipas tij, kishin nisur që në periudhën kur Dhima merrej me sport dhe më pas me trajnim.

“Odhise Dhima nuk ka trafikuar kurrë barna apo substanca anabolike”, theksoi Dimitrakopoulos.

Avokati kundërshtoi gjithashtu bazën ligjore të akuzës më të rëndë, duke argumentuar se për ta provuar atë duhet të vërtetohet përdorimi i substancave anabolike nga një sportist që merr pjesë në gara. Sipas tij, kjo rrethanë nuk është provuar në çështjen konkrete.

Dimitrakopoulos u bëri thirrje mediave dhe opinionit publik që të mos e lidhin çështjen penale të Odhise Dhimës me figurën e vëllait të tij, kampionit olimpik Pirro Dhima.

“Gabimi që ka bërë vëllai i tij, Odhiseu, nuk është gabim familjar dhe nuk përbën përgjegjësi familjare”, deklaroi avokati.

Ai kujtoi se e njeh personalisht Pirro Dhimën që prej vitit 2004 dhe kërkoi respekt për historinë sportive dhe figurën e kampionit olimpik.

“Askush të mos vërë në dyshim historinë dhe karakterin e Pirro Dhimës”, u shpreh Dimitrakopoulos, duke shtuar se problemet shëndetësore të klientit të tij duhet të merren parasysh gjatë shqyrtimit të çështjes.

Hetimi penal ndaj Odhise Dhimës vijon, ndërsa autoritetet greke po shqyrtojnë materialet e sekuestruara dhe rrethanat e sigurimit e përdorimit të preparateve të dyshuara./ VNA

Related Posts

Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi
Lajme

Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi

13/11/2026
Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026
Kakavijë, arrestohet një person i shpallur në kërkim
Kryesore

Hani i Hotit kryeson eksportet në kufijtë tokësorë, Kakavija importet

13/11/2026
Shoferja nuk dalloi kthesën/ Bie në kanal makina me tre motrat dhe një foshnjë
Kryesore

Shoferja nuk dalloi kthesën/ Bie në kanal makina me tre motrat dhe një foshnjë

13/11/2026
Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi

Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al