• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vllaznia mendon për merkaton, në fokus dy qendërmbrojtës dhe një “10-sh” – Balkanweb.com – News24

15/11/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi

Merkatoja e janarit po afron dhe te Vllaznia duket se kanë nisur të qartësohen edhe prioritetet për ndërhyrjet e mundshme në skuadër. Kuqeblutë pritet të jenë aktivë gjatë kësaj periudhe, me drejtuesit që po shqyrtojnë disa alternativa për të rritur konkurrencën dhe nivelin e ekipit. Që prej ardhjes së tij në krye të skuadrës, trajneri Csaba Lazslo ka pasur si një nga prioritetet kryesore përforcimin e repartit të mbrojtjes.

Në fokus kanë qenë konkretisht dy mbrojtës qendrorë, të cilët duhet të sjellin më shumë garanci dhe cilësi në këtë sektor. Megjithatë, duket se planet e teknikut hungarez nuk ndalen vetëm te prapavija.

Nga ajo që mësohet, Vllaznia ka “rezervuar” një numër për një futbollist që luan në rolin e “10-shit”, një pozicion ku Lazslo duket se dëshiron të ketë një alternativë të rëndësishme në pjesën e dytë të sezonit. Për momentin, emri i futbollistit nuk bëhet i ditur, ndërsa gjithçka po mbahet me kujdes në kuadrin e planeve të merkatos.

Megjithatë, ajo që mësohet është se bëhet fjalë për një futbollist të njohur nga trajneri Lazslo. Në këtë mënyrë, duket se Vllaznia po punon në heshtje për të përgatitur disa lëvizje në merkaton e dimrit. Dy qendërmbrojtës dhe një “10-sh” janë emrat e roleve që aktualisht qëndrojnë në plan të parë, ndërsa në varësi të situatës mund të ketë edhe ndryshime të tjera në organikë.

Gjithsesi, për zhvillimet zyrtare duhet pritur deri në hapjen e merkatos së janarit. Për momentin nuk ka asnjë afrim konkret të zyrtarizuar nga Vllaznia dhe emrat që qarkullojnë mbeten pjesë e planeve dhe zërave të merkatos. Vetëm në janar do të kuptohet se cilat prej këtyre ideve do të kthehen në realitet për kuqeblutë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Të ëndërrojmë së bashku”, FSHF uron Kosovën: Moment i dyfishtë krenarie për kombin tonë
Sport

E papritur! Konfirmohet nga federata para sfidës më të rëndësishme, ylli i sulmit rikthehet te klubi i tij – Balkanweb.com – News24

15/11/2026
Shqipëria merr lajmin më të rëndësishëm, i shtrohet rruga drejt Europianit me ndryshimin e fundit – Balkanweb.com – News24
Sport

FOTO/ Superkompjuteri më i njohur i OPTA-s çudit me ndryshimin, Bjellorusi-Shqipëri nuk është si dje – Balkanweb.com – News24

15/11/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Tirana, 15 lojtarë të huaj dhe me dy shtetësi në organikë – Balkanweb.com – News24

15/11/2026
Bjellorusia kundërshtar i vështirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin – Balkanweb.com – News24
Sport

Të dielën sfida vendimtare/ Trajneri Maran dhe Asllani: Bjellorusia kundërshtar i vështirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin

14/11/2026
Bjellorusia kundërshtar i vështirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin – Balkanweb.com – News24
Sport

Bjellorusia kundërshtar i vështirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
Sport

Lara Colturi pushton Levit, dy podiume dhe vendi i parë në Kupën e Botës

14/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi

Vllaznia mendon për merkaton, në fokus dy qendërmbrojtës dhe një “10-sh” – Balkanweb.com – News24

15/11/2026
“Të ëndërrojmë së bashku”, FSHF uron Kosovën: Moment i dyfishtë krenarie për kombin tonë

E papritur! Konfirmohet nga federata para sfidës më të rëndësishme, ylli i sulmit rikthehet te klubi i tij – Balkanweb.com – News24

15/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al