Kryeministri Edi Rama, gjatë Forumit në Bruksel, pretendoi se revolucioni i ‘Flamingove’ tërhoqi vëmendjen e botës për shkak se pas uraganit qëndronte presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Sipas Ramës, qytetarët u ngritën në protestë në lidhje me çështjen e Zvërnecit, vetëm sepse u përfol se prapa kuintave qëndronte presidenti Trump.
Sipas kryeministrit, nëse familja Trump nuk do të ishte e implikuar, asnjë nuk do të donte t’ia dinte për resortin në Zvërnec.
“Ajo që ka ndodhur në muajt e fundit ka qenë publike gjerësisht, madje pati edhe emër, ‘Revolucioni i flamingove’ dhe tërhoqi vëmendjen e botës se ndodh se pas saj është edhe hija e Donald Trump.
Nuk jam shumë i sigurt se nëse nuk do të ishte Donald Trump, do të donte t’ia dinte kush për flamingot në Shqipëri. Mënyra se si e shoh këtë është më ndryshe, është Shqipëri e re që kërkon më shumë, njerëzit kërkojnë më shumë.
Kanë të drejtë legjitime të kërkojnë më shumë vëmendje dhe për të ngritur këtë pikëpyetje.
Ky është pikërisht fakti se pse jemi kaq të lidhur ngushtë me BE-në, që ka qenë shumë dobiprurës”, tha Rama.









