• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro prezanton buxhetin për arsimin: Rriten bursat për studentët në 25 mijë lekë, mbështetje për mbi 11 500 të rinj

18/11/2026
Kumbaro prezanton buxhetin për arsimin: Rriten bursat për studentët në 25 mijë lekë, mbështetje për mbi 11 500 të rinj

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, prezantoi në Kuvend projektbuxhetin për arsimin për vitin 2027, i cili arrin në 67,95 miliardë lekë, ose rreth 748 milionë euro. Sipas saj, buxheti shënon një rritje prej 4,8% krahasuar me vitin 2026, ndërsa prioritet kryesor mbetet Arsimi i Lartë.

Ky sektor do të përfitojë 14,23 miliardë lekë, me një rritje prej 9,6%, ose 1,25 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Një nga risitë kryesore të prezantuara nga ministrja është rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, nga 10 mijë në 25 mijë lekë në muaj. Për herë të parë, mbështetja financiare do të shtrihet edhe gjatë studimeve në ciklin Master.

Paketa parashikon mbështetjen e mbi 11 500 studentëve në tri kategori, ndërsa mbi 10 mijë studentë do të përjashtohen plotësisht nga tarifat e studimit dhe mbi 27 mijë të tjerë do të paguajnë vetëm gjysmën e tarifës.

Gjatë prezantimit të buxhetit, Kumbaro theksoi se tarifat e shkollimit kanë mbetur të pandryshuara që prej vitit 2018, ndërsa pjesa më e madhe e kostos së studimeve mbulohet nga buxheti i shtetit.

“Arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë absolute: 14,23 miliard lekë, afërsisht 157 milion euro, pra 1,25 miliard më shumë se në 2026, një rritje prej 9,6%. Bashkë me të ardhurat e vetë universiteteve publike, fondet totale arrijnë 17,5 miliard lekë ose 191 milionë euro. Tarifat e shkollimit kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2018, dhe Pakti për Universitetet na angazhon t’i mbajmë në nivele të përballueshme. Edhe në tarifat që studentët paguajnë, nuk përfaqësojnë koston reale të një programi studimi. Aq sa paguajnë studentët, mesatarisht përfaqëson rreth 8,5% të tarifës reale të studimit, ndërsa buxheti i shtetit mbulon koston më të madhe prej 91,5%. Nga ana tjetër, 1 në 2 studentë nga universitetet publike nuk paguajnë tarifë të plotë, nga pjesa që u takon për të paguar. Mbi 10 mijë studentë nuk paguajnë fare tarifë, ndërsa mbi 27 mijë studentë paguajnë gjysmë tarife nga ajo që i takon studentit për të paguar! Në vitin 2027, me shtimin e buxhetit për arsimin e lartë, sigurohen rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, e cila rritet nga 10.000 në 25.000 lekë në muaj, pra rreth 275 euro, dhe për herë të parë vijon edhe gjatë studimeve Master. Kjo paketë mbështetje suporton mbi 11,500 studentë në tri kategori. 5.900 studentë nga familjet në nevojë marrin 25.000 lekë në muaj. 5.500 studentë me notë mesatare 9–10 marrin 10.000 lekë, dhe177 studentë të programeve me përparësi kombëtare marrin 50.000 lekë në muaj, me një ndryshim thelbësor sepse tanimë skema e mbështetjes financiare edhe për studentët e programeve prioritare, zgjerohet edhe në ciklin master. Një prej nismave më të rëndësishme lidhet me vendosjen e një mësuesi ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe. E kemi pasur këtë raport 1 mësues ndihmës për 4 fëmijë, ndërsa në vitin 2027, e çojmë 1 mësues për 1 fëmijë. Dhe është një program shumë ambicioz, duke pasur parasysh se nga 4,500 nxënës me aftësi ndryshe që kemi pasur në sistemin parauniversitar, për këtë vit shkollor shifra është rritur në 6039 fëmijë me aftësi ndryshe. Programi “Pas shkolle” do të vijojë duke u zgjeruar edhe me dy orë në ditë, duke e shtuar kohën e qëndrimit të fëmijëve në shkollë maksimalisht deri në orën 17:00, por edhe duke ofruar module të reja”, tha ministrja.

Bursat për studentët dhe mbështetja financiare

Sipas të dhënave të prezantuara nga Kumbaro, skema e re e bursave do të përfshijë:

5 900 studentë nga familjet në nevojë, të cilët do të përfitojnë 25 mijë lekë në muaj.

5 500 studentë me notë mesatare 9–10, të cilët do të marrin 10 mijë lekë në muaj.

177 studentë të programeve me përparësi kombëtare, të cilët do të përfitojnë 50 mijë lekë në muaj.
Një ndryshim i rëndësishëm është se mbështetja financiare për studentët e programeve prioritare do të shtrihet edhe në ciklin Master.

Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

Një tjetër nismë e rëndësishme e buxhetit 2027 lidhet me arsimin gjithëpërfshirës. Ministrja njoftoi se synohet vendosja e një mësuesi ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe, duke ndryshuar raportin aktual nga një mësues për katër fëmijë në një mësues për çdo fëmijë.

Kumbaro bëri të ditur se numri i nxënësve me aftësi ndryshe në sistemin parauniversitar është rritur nga 4 500 në 6 039 për këtë vit shkollor.

Programi “Pas shkolle” zgjerohet deri në orën 17:00

Ministrja njoftoi gjithashtu zgjerimin e programit “Pas shkolle” me dy orë shtesë në ditë. Përmes këtij ndryshimi, qëndrimi i fëmijëve në shkollë do të mund të zgjatet deri në orën 17:00, ndërsa parashikohet edhe ofrimi i moduleve të reja për nxënësit.

Related Posts

Taulant Balla: Rama do qeverisë Shqipërinë deri sa ta caktojmë ne
Kryesore

Taulant Balla: Rama do qeverisë Shqipërinë deri sa ta caktojmë ne

18/11/2026
Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë
Kryesore

Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë

18/11/2026
Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Lajme

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

18/11/2026
Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin
Kryesore

Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin

17/11/2026
Erjon Vishkulli kthehet në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë
Kryesore

Erjon Vishkulli kthehet në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

17/11/2026
Do e ekzekutonin shqiptarët: Mossad ndihmoi në parandalimin e atentatit ndaj biznesmenit izraelit në Greqi
Kryesore

Do e ekzekutonin shqiptarët: Mossad ndihmoi në parandalimin e atentatit ndaj biznesmenit izraelit në Greqi

17/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Taulant Balla: Rama do qeverisë Shqipërinë deri sa ta caktojmë ne

Taulant Balla: Rama do qeverisë Shqipërinë deri sa ta caktojmë ne

18/11/2026
Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë

Shpopullimi/ Jorida Tabaku: Çdo vit Shqipërisë i ikën një qytet sa Gjirokastra, buxheti 2027 nuk zgjidh asgjë

18/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al