Dy gola të pësuar brenda 7 minutash, penallti e humbur, një pjesë e parë e gjitha për t’u harruar, por në fund, Barça del me 3 pikë nga sfida përballë Villareal pas një përmbysje të çmendur. Një gafë në mbrojtje e djemve të Flick i dha mundësinë Villareal të kalonte në avantazh me Buchanan që në minutën e 4-ët, ndërsa 3 minuta më pas “nëndetësja” dyfishoi shifrat me një kundërsulm të shpejtë.
Barça kishte shansin të rihapte sfidën që në minutën e 23-të, me Lamine Yamal që fitoi një penallti, por nga pika e bardhë, ylli spanjoll goditi keq duke dërguar topin ngjitur me shtyllën pingule. Në fraksionin e dytë, Barça ushtroi një presion asfiksues në zonë e Villarral, ku fillimisht Gerard Martin me kokë ngushtoi shifrat në 1-2 në minutën e 57-të. Katër minuta më pas, Yamal bën “autokritikë” duke dhuruar një assist të pastër për Fermin Lopez, me sulmuesin spanjoll që barazoi shifrat në 2-2. Brenda 10 minutash, Barça kompletoi përmbysjen e “çmendur”, ku një autogol i Navarro-s bëri që në “Camp Nou” të shpërthente festa. Të besuarit e Flick menaxhuan me kujdes pjesën e mbetur të këtij takimi duke dalë me 3 pikë nga sfida përballë Villareal, një sukses i rëndësishëm që i lejon të qëndrojnë në krye të La Liga-s në kuotën e 36 pikëve, 3 më shumë se Real Madrid.
Hansi Flick përgëzoi lojtarët për këtë fitore, por sulmoi arbitrin e katërt: “Jam shumë i kënaqur pasi ekipi reagoi në mënyrë të shkëlqyer në pjesën e dytë, ishim më të organizuar dhe e merituam fitoren. Nuk e di ekzaktësisht se çfarë ndodhi në këtë sfidë, por një gjë e di e me siguroi, arbitri i katërt shikonte vetëm nga pankina jonë, nuk e kuptoj këtë”, u shpreh Flick.
Një fitore të rëndësishme në javën e 13-të të La Liga-s siguroi edhe Atletico Madrid, me ekipin e Simeones që triumfoi 0-3 në transfertë përballë Getafe-s. Baena dhe Cardoso realizuan në pjesën e parë, ndërsa në shtesë ishte Grimaldo që sigloi shifrat përfundimtare në 0-3. Falë këtij triumfoi, Atletico përforcon pozitat në vendin e tretë në kuotën e 31 pikëve, 5 më pas se Barça kryesuese.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








