Pochettino përjeton “makthe” në debutim, me teknikun argjentinas që e nis aventurën e tij në krye të “djajve të kuq” me një humbje të rëndë 0-4 në transfertë përballë Liverpool. Në “Anfield” gjithçka nisi keq, ku që në minutën e 8-të United mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Yoro. Ndërhyrja e tij në limitet e zonës nuk shmangu golin, pasi Szoboszlai me një ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit kaloi Liverpool në avantazh.
Jo vetëm kaq, por 3 minuta më vonë, Wirtz u shërbye në zonë, me sulmuesin gjerman që dyfishoi shifrat. Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, me United që e kishte të vështirë të reagonte, ndërsa në minutën e 66-të, Barcola me një aksion fantastik dhuroi një assist të pastër për Ngumoha, me sulmuesin anglez që dërgoi shifrat në 3-0. Ndeshja u zhvillua me një drejtim, me golin e katërt që ishte çështje kohë dhe në minutën e 82-të ishte Munoz që kompletoi “pokerin” e golave.
Kjo disfatë e rëndë “zhyt” Man.United në krizë totale, me “djajtë e kuq” që e shohin veten në vendin e parafundit në Premier League në kuotën e 8 pikëve pas 11 javëve, por Pochettino sheh me besim nga e ardhmja: “Pësuam 4 gola duke luajtur për 80 minuta me 10 lojtarë, edhe ekipi më i mirë në botë mund të mësonte 4 apo më shumë gola në këto rrethana. Marrë përsipër përgjegjësitë, por ka ende shumë ndeshje për të luajtur, duhet të pranojë realitetin dhe të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh Pochettino pas disfatës 0-4 në “Anfield”.
Kjo ishte një javë befasish në Premier League pasi Man.City ngeci në shtëpi përballë Fulham në një barazim 1-1, ndërsa nuk bëri më mirë pas Arsenal, me “topçinjtë” që dolën me 1 pikë nga transferta përballë Newcastle pas barazimit 2-2. Pas javës së 11-të, Arsenal kryeson në kuotën e 28 pikëve, 6 më shumë se Brighton dhe Man.City.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









