• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhunë në ndeshjen Oriku-Kukësi, klubi verilindor reagon ashpër: Lojtarët tanë u goditën, e papranueshme!

22/11/2026
Dhunë në ndeshjen Oriku-Kukësi, klubi verilindor reagon ashpër: Lojtarët tanë u goditën, e papranueshme!

FK Kukësi ka reaguar zyrtarisht pas incidenteve të rënda të regjistruara gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes ndaj Orikut, duke denoncuar dhunën fizike ndaj futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit teknik të skuadrës verilindore.

Sipas deklaratës së klubit, gjithçka ka nisur në momentin kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, ku një lojtar i KF Orikut dyshohet se ka fyer dhe goditur pjesëtarë të stafit teknik të Kukësit. Situata më pas është përshkallëzuar, pasi në incident janë përfshirë edhe futbollistë të tjerë të ekipit vendas, të cilët, sipas pretendimeve të Kukësit, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj lojtarëve të tyre, duke u shkaktuar dëmtime të dukshme.

Postimi:

Futboll Klub Kukësi dënon me vendosmëri aktet e dhunës së ndodhura gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes KF Oriku – FK Kukësi.

Në momentin kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, një prej lojtarëve të KF Orikut ka fyer dhe goditur pjesëtarë të stafit teknik të skuadrës sonë. Situata më pas ka agravuar, pasi edhe lojtarë të tjerë të ekipit vendas janë përfshirë në këtë incident, duke ushtruar dhunë fizike ndaj futbollistëve tanë dhe duke u shkaktuar dëmtime fizike, shenjat e të cilave janë qartësisht të dukshme.

Përballë kësaj situate, klubi ynë iu drejtua zyrtarëve të FSHF-së të pranishëm në ndeshje, konkretisht delegatit Sabri Kalleshi dhe vëzhguesit Arjan Mali, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre, shqyrtimin e pamjeve filmike dhe marrjen e masave për identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për këto akte dhune.

Në kushtet e krijuara, pas dhunës së ushtruar dhe dëmtimeve fizike e psikologjike të pësuara nga pjesëtarët e skuadrës sonë, ishte e pamundur që futbollistët të riktheheshin në fushë dhe të vijonin normalisht ndeshjen. Në një situatë të tillë, nuk mund të flitej për kushte normale të zhvillimit të aktivitetit sportiv dhe, aq më pak, për respektimin e parimit të Fair Play.

Pavarësisht kërkesës sonë për të mos vijuar ndeshjen pa u sqaruar më parë ngjarja dhe pa u marrë masat e nevojshme, zyrtarët e ndeshjes këmbëngulën në rikthimin e skuadrës sonë në fushë, duke na bërë të ditur se në rast të kundërt do të merreshin masa disiplinore ndaj FK Kukësit, përfshirë humbjen e ndeshjes në tavolinë.

Duke e konsideruar këtë ngjarje tepër të rëndë dhe të papranueshme, futbollistët e dëmtuar, së bashku me përfaqësuesit e klubit, kanë depozituar kallëzim pranë Stacionit të Policisë Orikum. Gjithashtu, është kërkuar zyrtarisht ndjekja e të gjitha procedurave ligjore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FK Kukësi kërkon nga organet kompetente të FSHF-së një shqyrtim të plotë dhe të paanshëm të incidentit, administrimin e pamjeve filmike dhe marrjen e masave përkatëse disiplinore ndaj të gjithë personave përgjegjës.

Dhuna nuk ka vend në futboll. Siguria dhe integriteti fizik i futbollistëve dhe stafit duhet të jenë mbi çdo rezultat sportiv.

Related Posts

Tirana, flet trajneri pas ndeshjes: Kishim plan B, por ishte e vështirë ndaj Vorës
Sport

Tirana, flet trajneri pas ndeshjes: Kishim plan B, por ishte e vështirë ndaj Vorës

22/11/2026
VIDEO/ Barça përmbys Villareal, 3 pikë në La Liga
Sport

VIDEO/ Barça përmbys Villareal, 3 pikë në La Liga

22/11/2026
Tirana dhe Vora nuk “ndezin”, barazim i thatë në Superiore
Sport

Tirana dhe Vora nuk “ndezin”, barazim i thatë në Superiore

22/11/2026
Surprizë te Chelsea, Abramovich rikthehet dhe kërkon 150 milionë paund
Sport

Surprizë te Chelsea, Abramovich rikthehet dhe kërkon 150 milionë paund

22/11/2026
Bruno Fernandez “i hap dritën jeshile” Milan-it, nuk ka rinovim me “Djajtë e Kuq”
Sport

Bruno Fernandez “i hap dritën jeshile” Milan-it, nuk ka rinovim me “Djajtë e Kuq”

22/11/2026
Formula 1/ Max Verstappen triumfon në Las Vegas, kampioni Antonelli përfundon jashtë podiumit
Sport

Formula 1/ Max Verstappen triumfon në Las Vegas, kampioni Antonelli përfundon jashtë podiumit

22/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhunë në ndeshjen Oriku-Kukësi, klubi verilindor reagon ashpër: Lojtarët tanë u goditën, e papranueshme!

Dhunë në ndeshjen Oriku-Kukësi, klubi verilindor reagon ashpër: Lojtarët tanë u goditën, e papranueshme!

22/11/2026
Tirana, flet trajneri pas ndeshjes: Kishim plan B, por ishte e vështirë ndaj Vorës

Tirana, flet trajneri pas ndeshjes: Kishim plan B, por ishte e vështirë ndaj Vorës

22/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al