Nuk ka fitues në sfidën mes Tiranës dhe Vorës. Përballja mes dy skuadrave është mbyllur 0-0.
As 90 minutat e lojës nuk kanë mjaftuar për të prodhuar një gol, teksa të dyja ekipet janë detyruar të ndajnë pikët. Tirana nuk arrin të marrë fitoren e kërkuar, ndërsa Vora largohet me një pikë nga ky takim.
Bardheblutë shkojnë në kuotën e 16 pikëve në vendin e gjashtë. Vora është në vendin e tetë me 13 pikë.









