• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

26/11/2026
Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

Dy ngarkesa me 54 ton mish pule të importuar nga Brazili janë bllokuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi të dhënat e certifikatave nuk përkonin me të dhënat e regjistruara në sistem.

Blerësi i mishit të pulës të importuar nga kompania ZICO sh.a., është njoftuar se ky produkt duhet të kthehet në në vendin e origjinës. Kjo porosi është bërë para datës 3 shtator kur Shqipëria mori vendimin të bllokojë marrëdhëniet tregtare me Brazilin për mishin e shpendëve dhe të gjedhëve.

Ndërkohë, AKU ka ulur traun në doganë edhe për një tjetër ngarkesë 25 ton produkte gruri dhe hime në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe parregullsive në etiketim. saktësisht është marrë masë me refuzimin në kufi për një ngarkesë me produkt “Miell gruri tip 400 dhe 500” me sasi 7 ton dhe produkti “Hime gruri” me sasi 18 ton me destinacion kthim në vendin e origjinës Kosovë.

Kthimi në vendin e origjinës së kësaj ngarkese të importuar nga subjekti “Mirela Bërdufi” është kryer për arsye se për produktet “Miell gruri” dhe “Hime Gruri” kishte mungesë të theksuar të dokumentacionit shoqërues; në pjesën më të madhe të ngarkesës “Miell Gruri” nuk lexohej data e prodhimit dhe e skadencës, nuk përputhej niveli i proteinave në ambalazh dhe dokumente, nuk posedonte nr. LOT dhe fletë analize të Aflatoxinës.

Ndërsa, përsa i përket produktit “Hime Gruri”, në të njëjtën ngarkesë nuk kishte nr. LOT në etiketa për të bërë lidhjen midis produktit me dokumentacionin shoqërues.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit publik dhe transparencës, bën me dije se gjatë muajit nëntor 2026 në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK) janë importuar në total 5277 ku kërkohen të kthehen në origjinë vetëm prej tyre.

Related Posts

Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS
Kryesore

Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

26/11/2026
Bëhuni gati, po vjen cikloni. Pritet shi, shtrëngata e përmbytje në vend, debore në veri
Kryesore

Qarqet që sot rrezikojnë përmbytje, mes tyre edhe Gjirokastra

26/11/2026
Shqiptarët, më jetëgjatët në rajon! Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor me jetëgjatësi mesatare prej 80,1 vjetësh
Kryesore

Shqiptarët, më jetëgjatët në rajon! Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor me jetëgjatësi mesatare prej 80,1 vjetësh

26/11/2026
Katër ditë pushim, nga 55 në 2,700 euro; Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat e Nëntorit?
Kryesore

Katër ditë pushim, nga 55 në 2,700 euro; Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat e Nëntorit?

26/11/2026
Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave
Lajme

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
Kryesore

Abuzimi i 13-vjeçares, policia shtrin hetimet edhe në Gjirokastër

24/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

26/11/2026
Bëhuni gati, po vjen cikloni. Pritet shi, shtrëngata e përmbytje në vend, debore në veri

Qarqet që sot rrezikojnë përmbytje, mes tyre edhe Gjirokastra

26/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al