• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Me një ekip të “arnuar”, Bayern bie në Francë, i përmbys Lille. Kompany: Të qëndrojmë të bashkuar (VIDEO)

26/11/2026
Të qëndrojmë të bashkuar (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Pa 6 lojtarë në dispozicion, Neuer, Harry Kane, Olise, Gnabry, Davied, Saibari, dhe me Musiala e Diaz në stol, Bayern Munich pësoi humbjen e parë në këtë edicion të Champions, bie në transfertë përballë Lille, për më tepër një humbje me përmbysje. Në një situatë të paprecedentë, trajneri Vincent Kompany ishte i detyruar të “shpikte” formacionin përballë Lille, duke vendosur Laimer në majën e sulmit, i mbështetur nga Karl, Pavlovic dhe Brown.

Në fakt, Bayern krijoi iluzionin se këto mungesa nuk do të ndikonin në rezultat pasi ishin të parët që kaluan në avantazh me Upamecanon, me qendërmbrojtësin francez që me kokë dërgoi topin në rrjetë gjatë një goditje këndi.

Situata ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë, me Lille që gjeti fillimisht golin e barazimit, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për faull në sulm. Pas disa përpjekjeve, në minutën e 62-të, Ueda barazoi shifrat në 1-1 me një goditje të saktë brenda në zonë. Lille nuk u mjaftua me kaq pasi tre minuta më vonë Pavlovic në përpjekje për të larguar topin nga zona e dërgoi në rrjetë duke shkaktuar një autogol i cili në fund rezultoi përcaktues pasi Lille doli me 3 pikë.

Si rrallë herë në vitet e fundit, Bayern Munich e sheh veten në vendin e 15-të pas 5 ndeshjeve të para në Champions. Pavarësisht se nuk kishte në dispozicion gjysmën e ekipit, Kompany nuk u ndal te ky detaj, por vlerësoi angazhimin e lojtarëve:

“Pjesa e parë shkoi ekzaktësisht ashtu siç e kishim imagjinuar, por më pas, në pjesën e dytë nuk arritëm të gjenim ritmin tonë. Ne u përpoqëm, për këtë arsye nuk mund të ankohem. Tani duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të luftojmë së bashku”, u shpreh Kompany.

Në lidhje me situatën që po kalon ekipi, në emergjencë totale për shkak të dëmtimeve, ndërhyri edhe Drejtori Sportiv i Bayern, Christoph Freund, por ky i fundit sqaroi se klubi nuk do të bëjë ndërhyje të çmendura në merkato gjatë janarit, objektivi i vetëm është të rikuperojnë sa më shpejt lojtarët e dëmtuar.

Related Posts

Nuk ishte e lehtë – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk ishte e lehtë – Balkanweb.com – News24

26/11/2026
Vështirë ta mbajmë në skuadër – Balkanweb.com – News24
Sport

Cesena shijon një super C.Shpendi, tani e kërkon gjysma e Serie A

26/11/2026
Të qëndrojmë të bashkuar (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Të qëndrojmë të bashkuar (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

26/11/2026
Vështirë ta mbajmë në skuadër – Balkanweb.com – News24
Sport

Cesena shijon një super C.Shpendi, tani e kërkon gjysma e Serie A – Balkanweb.com – News24

26/11/2026
Momente paniku në avionin e Besiktas, rrufeja godet mjetin fluturues, detyrohet të bëjë ulje emergjente
Sport

Momente paniku në avionin e Besiktas, rrufeja godet mjetin fluturues, detyrohet të bëjë ulje emergjente

26/11/2026
VIDEO/ Inter thyen Stuttgart në Champions, Bayern katastrofë në Francë, barazim për United dhe PSG
Sport

VIDEO/ Inter thyen Stuttgart në Champions, Bayern katastrofë në Francë, barazim për United dhe PSG

25/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të qëndrojmë të bashkuar (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Me një ekip të “arnuar”, Bayern bie në Francë, i përmbys Lille. Kompany: Të qëndrojmë të bashkuar (VIDEO)

26/11/2026
Nuk ishte e lehtë – Balkanweb.com – News24

Nuk ishte e lehtë – Balkanweb.com – News24

26/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al