• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lika komenton fitoren e Luftëtarit: Përfituam nga situata e Flamurtarit

01/03/2018
Lika komenton fitoren e Luftëtarit: Përfituam nga situata e Flamurtarit

Ekipi i Flamurtarit ka humbur përballë Luftëtarit me rezultatin 0-1. Golin vendimtar të këtij takimi e ka realizuar Shkurtaj, që i dhuroi 3 pikë të rëndësishme bluzinjve. Tashmë Luftëtari është akoma më afër zonës europiane. Në një intervistë për “Supersport”, Hasan Lika është shprehur se ekipi i tij ka përfituar nga mungesat që kishte ekipi kundërshtar.

“Jemi përgatitur në mënyrën e duhur por kemi ditur të shfyrytëzojmë edhe mungesat e kundërshtarit. Në ditën e sotme kemi përfituar nga këto mungesa të shumëta që kishte Flamurtari, megjithëse nëse mund të tregoheshim me të qetë, atëherë gjërat mund të kishin shkuar edhe më mirë.

Nuk mund të ishim rival për titull kampion. Nuk duhet të harrojmë që Luftëtarit i janë larguar 4-5 lojtarë nga ekipi i vjetshëm. Unë e kam theksuar edhe kur ne luanim mirë dhe nuk vinin rezultatet, se do të largoheshim nga zona e ftohtë në të cilën gjendeshim. Tani jemi më larg kësaj zone.

Jam i kënaqur për rezultatin, por kërkoja një performancë më të mirë nga disa futbollistë. Problemi që kemi në Gjirokastër është humbja e rasteve. Ndikohemi nga dëshira për të fituar takimin dhe humbin shumë raste. Një skuadër që krijon do të shënojë, por duhet të jemi më të kujdesshëm përpara portës. Shkurtaj e zgjidhi në mënyrën e duhur pasimin e dhënë nga Bregu. Nuk e bazojmë lojën vetëm te kundërsulmet.

Nuk është e lehtë të mbështetësh sulmuesit tanë dhe futbollistët e tjerë shpeshherë ankohen se nuk i mbështesin dot për shkak të shpejtësisë që kanë lojtarët. Unë dua të falenderojë Ramadanin sepse është sforcuar në ndeshjen e sotme. Dua të them se nuk fiton asnjëherë individi por skuadra. Ne mundohemi në çdo ndeshje që të ngjitemi sa më lartë dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë sepse situatat në futboll ndryshojnë gjithmonë”, është shprehur Hasan Lika.

Related Posts

Inter i shkëputur me 7 pikë, por Leao nuk dorëzohet: Dua të fitoj derbin
Sport

Inter i shkëputur me 7 pikë, por Leao nuk dorëzohet: Dua të fitoj derbin

20/02/2026
“Mendoj se do të rinovoj”, Ancelotti i dashuruar pas Brazilit
Sport

“Mendoj se do të rinovoj”, Ancelotti i dashuruar pas Brazilit

20/02/2026
ATP Doha/ S’ka finale Alcaraz-Sinner, italiani eleminohet në mënyrë të papritur nga Mensik
Sport

ATP Doha/ S’ka finale Alcaraz-Sinner, italiani eleminohet në mënyrë të papritur nga Mensik

20/02/2026
FOTO/ Frikë për Rey Manaj, “bomberi” kuqezi pëson aksident me makinë
Sport

FOTO/ Frikë për Rey Manaj, “bomberi” kuqezi pëson aksident me makinë

20/02/2026
Kompany bën “shkesin”, Bayern hidhet në sulm për Asllanin

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pasuria neto e Eric Dane: Sa pasuri krijoi ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Pasuria neto e Eric Dane: Sa pasuri krijoi ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

20/02/2026
Inter i shkëputur me 7 pikë, por Leao nuk dorëzohet: Dua të fitoj derbin

Inter i shkëputur me 7 pikë, por Leao nuk dorëzohet: Dua të fitoj derbin

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al