Më në fund, Brazili zgjohet, me ekipin e Ancelottit që triumfoi pastër 3-0 përballë Haitit duke marrë kreun e Grupit C në kuotën e 4 pikëve, po aq sa edhe Maroku. 5 herë kampionët e botës e zgjidhen shpejt dhe thjeshtë takimin kundër Haitit duke mbyllur llogaritë që në pjesën e parë.
Dyshja Cunha-Vinicius ishte protagonistët kryesorë, me sulmuesin e Man.United që realizoi një “dopietë”, ndërsa Vinicius realizoi një gol dhe dhuroi një assist. I vetmi lajm negativ në këtë sfidë ishte dëmtimi i Raphinha-s, me sulmuesin e Barçës që doli nga fusha në minutën e 40-të.
Në fraksionin e dytë, Brazili menaxhoi me qetësi pjesën e mbetur të këtij takimi duke futur në “xhep” një trepikësh të rëndësishëm. Haiti bëhet ekipi i parë që eliminohet nga ky Botëror.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Maroku triumfoi 1-0 përballë Skocisë. Golin trepikësh për Marokun e realizoi Saibari.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







