• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nations League, Dardanët gati për përballjen me Irlandën

24/09/2026
Nations League, Dardanët gati për përballjen me Irlandën

Kombëtarja e Kosovës ka kryer stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të ndeshjes së parë ndaj Irlandës në kuadër të Grupit B3 të UEFA Nations League, që zhvillohet të enjten, në orën 20:45. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm për sfidën e së enjtes dhe atmosfera në kampin dardan është në nivelin më të lartë para përballjes me irlandezët. Kjo do të jetë përballja e parë në histori mes Kosovës dhe Irlandës në futboll. Përzgjedhësi Franco Foda ka bërë të ditur se skuadra e ka analizuar me kujdes kundërshtarin dhe është e përgatitur për një ndeshje të vështirë.

“Sigurisht se i njohim kualitetet e Irlandës. E dimë se si ka luajtur në ndeshjet e fundit. Ne i kemi analizuar me shumë vëmendje të gjitha ndeshjet. Avantazhi është se luajmë në shtëpi. Dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, por nesër do të shihet si do të shkojë loja. Ndoshta mund të pajtohemi edhe me barazim. Qëllimi është të fitojmë”, ka thënë Foda.

Trajneri gjerman ka vlerësuar lart karakteristikat e Irlandës, duke theksuar se bëhet fjalë për një ekip shumë atletik dhe me dinamikë të madhe në lojë.

“Prandaj presim që të ketë duele një kundër një. Mirëpo ne duhet të mundohemi t’i zbatojmë detyrat dhe të vazhdojmë tutje”, është shprehur Foda. Në dispozicion të Kosovës janë edhe tre futbollistët e rinj, Erblin Osmani, Dion Kaçuri dhe Milot Avdyli. Foda ka folur me fjalë të mira për paraqitjet e Osmanit në stërvitje, ndërsa ka konfirmuar se Fisnik Asllani është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për ndeshjen.

“Erblin Osmani e ka treguar veten shumë mirë në ushtrime dhe ka dëshmuar pse e kemi ftuar në Kombëtare. Ka treguar aftësi të jashtëzakonshme teknike. Për moshën që e ka është shumë i fuqishëm fizikisht. Fisnik Asllani është në top-formë dhe njëkohësisht e ka treguar veten shumë mirë në ushtrime. E dimë që në ekipin e tij ka pasur pak minuta në dispozicion. Por besoj që Asllani do të dalë në fushë”, ka deklaruar Foda.

Ai ka bërë të ditur se synimi i Kosovës është të luftojë për vendin e parë në grup, ndërsa fillimisht synohet ruajtja e statusit në Ligën B. “Në radhë të parë dëshirojmë të mbesim në Ligën B. Pastaj nëse paraqitemi mirë të vazhdojmë dhe të ngrihemi”, ka thënë ai.

Për përballjen me Irlandën ka folur edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili ka vlerësuar kundërshtarin, por ka theksuar se Dardanët nuk kanë arsye për t’u frikësuar. “Besoj që këtë respekt e kemi merituar nga Irlanda dhe nuk kemi pse të frikësohemi. Besoj që do të jetë lojë e vështirë, shumë fizike. Por i kemi bërë përgatitjet shumë mirë, e kemi analizuar lojën shumë mirë për të qenë gati nesër”, ka thënë Avdullahu.

Ai ka theksuar se Irlanda karakterizohet me lojë të shpejtë dhe fizike, derisa ka përgëzuar edhe futbollistët e rinj që i janë bashkuar Kombëtares së Kosovës. Ndeshja Kosovë –Irlandë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Related Posts

E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24
Sport

E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24

09/10/2026
Problematika te kuqeblutë, Vllaznia nuk di as të fitojë, as të reagojë
Sport

Problematika te kuqeblutë, Vllaznia nuk di as të fitojë, as të reagojë

09/10/2026
E ardhmja në pankinë, Scaloni: Nëse gjërat shkojnë mirë, qëndroj te Argjentina
Sport

E ardhmja në pankinë, Scaloni: Nëse gjërat shkojnë mirë, qëndroj te Argjentina

09/10/2026
Partizani dhe Tirana për të shpëtuar pankinën, vëzhgimi i derbit në barazi perfekte që nga viti 2001
Sport

Tirana kërkon liderin e derbit, Xhixha, Hazrollaj, Alvarez dhe Kish duan të lënë gjurmë – Balkanweb.com – News24

09/10/2026
Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në “Abissnet Superiore” – Balkanweb.com – News24
Sport

Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në “Abissnet Superiore”

09/10/2026
Situata shqetësuese e sulmuesit kuqezi, i bie vlera – Balkanweb.com – News24
Sport

Situata shqetësuese e sulmuesit kuqezi, i bie vlera – Balkanweb.com – News24

09/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Selanik, vajza shqiptare goditet me thikë nga një person

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

09/10/2026
E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24

E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24

09/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al