• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Oreksi vjen duke ngrënë, fubtollisti i Luftëtarit: Do të shkojmë në Europë…

02/03/2018
Oreksi vjen duke ngrënë, fubtollisti i Luftëtarit: Do të shkojmë në Europë…

Me një sulm që është vërtet për t’u pasur zili dhe që kujton atë të viteve të lavdishme në Gjirokastër, Luftëtari po ecën drejt një objektivi madhor, që janë kupat e Europës. Këtë herë gjirokastritët e kanë vetë në dorë fatin e tyre.  

Eduart Rroca është pjesë e një ansambli që funksionon shumë mirë dhe që ka shënuar 5 gola deri tani. Në një intervistë për “Vipsport.al” ai thekson se me përulësi dhe përkushtim ekipi mund të ketë në dorë një “biletë” Europe në fund të sezonit.

10 ndeshje pa humbje, si asnjë ekip tjetër i Superiores në këtë kampionat?

Sigurisht, është një ecuri shumë pozitive për ekipin dhe këtu kanë meritë të gjithë, që nga presidenca, stafi teknik dhe të gjithë lojtarët. Duhet të vazhdojmë të punojmë me të njëjtën dëshirë dhe përulësi, që edhe rezultatet pozitive të vazhdojnë.

Katër pikë “të shpërdoruara” me Laçin dhe Vllazninë dhe më pas fitore në Vlorë. Mos pati eufori nga rezultatet para ndeshjes me Flamurtarin?

Jo, nuk besoj se pati eufori, por mund të them që ishte edhe pak çështje fati, sidomos me Vllazninë. Me Laçin shënuam 2 herë dhe ishim në superioritet numerik, por për pak minuta pësuam 2 gola të shpejtë dhe barazuam ndeshjen. Duhet të them qe goli i parë i Laçit ishte i parregullt, sepse ishte faull për ne dhe duhej të ndëshkohej lojtari i Laçit për atë ndërhyrje.

Sezonin e kaluar ishit pranë Europës, por nuk e kishit ju në dorë, tani po?

Ashtu si vjet, edhe sivjet lufta është e hapur, qoftë për mbijetesë, edhe për në Europë. Kam besim se kështu do të vazhdojë deri në fund. Detyra jonë është të grumbullojmë sa më shumë pikë për të siguruar mbijetesën, pastaj pse jo të shohim për Europën, duke parë që vetëm Skënderbeu është shkëputur dhe vendi i 2-të apo i 3-të është i arritshëm, duke marre pjesë direkt në Europë dhe të mos presim “ndere” nga të tjerët, siç ndodhi vjet.

Gara është shumë e fortë për zonën europiane. A është në gjendje Luftëtari ta fitojë një “biletë”?

Kemi një ekip me shumë kualitete dhe kur luajmë në grup, e kemi treguar se dimë të fitojmë kundër të gjithë kundërshtarëve. Kam besim te ky grup dhe besoj se jemi në gjendje të marrim një “biletë” për në Europë. Është ëndërr e të gjithëve ne ta çojmë këtë Luftëtar në Europë.

Sa do të ndikojë në objektivin sezonal ndeshja direkte me Kamzën?

Është një ndeshje me një kundërshtar direkt dhe nëse fitojmë, i kalojmë në renditje, kështu që sigurisht që është shumë e rëndësishme dhe do të ndikoje shumë në objektivin tonë.

Ju i shënuat Kamzës në fazën e dytë, po të hënën?

Shpresoj shumë të shënoj përsëri, por më shumë rëndësi ka fitorja e ekipit.

Nëse do ta kishit pasur Shkurtajn në grup që në fillim të kampionatit, ku mund të ishte Luftëtari sot?

Shkurtaj sigurisht që është një kualitet i shtuar i ekipit dhe po na ndihmon shumë, por doja të theksoja se të gjitha afrimet e janarit po na ndihmojnë shumë. Janë të gjithë lojtarë cilësorë, që janë shkrirë shumë mirë me ekipin.

Të gjithë flasin për sulmin e Luftëtarit, ku beni pjesë edhe ju. Si ndiheni për këtë fakt?

Sigurisht, ndihemi të vlerësuar, por dua të theksoj se Luftëtari funksionon si grup dhe meritë kanë të gjithë lojtarët. Jemi një grup i mrekullueshëm dhe një familje e madhe.

Keni ndonjë model që përpiqeni ta imitoni në fushë?

Nuk kam ndonjë njeri konkret, por modeli im është që me punë, sakrificë, përkushtim dhe me ndihmën e Zotit, njeriu mund të arrijë dëshirat dhe objektivat e tij në jetë.

Related Posts

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe
Sport

Shpallet “Trajneri i Vitit”, Chivu merr vlerësimin e rëndësishëm

25/12/2025
Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro
Sport

Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro

25/12/2025
Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër
Sport

Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër

25/12/2025
Merkato aktive, tjetër javë zyrtarizimesh për Partizanin
Sport

Një titullar i padiskutueshëm i Partizanit drejt largimit? Zbulohen prapaskenat e një oferte për lojtarin

25/12/2025
“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)
Sport

Broja në kërkim të vazhdimësisë, trajneri gati t’i bëjë “dhuratë” sulmuesit kuqezi

25/12/2025
E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik
Sport

E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik

25/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën!

E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën!

25/12/2025
Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al