Dëmtimi i Mbappe, në sfidën kundër Turqisë, shqetësoi jo vetëm trajnerin Zidane, por mbi të gjithë ai moment u përjetua me shumë ankth në shtëpinë e Real Madrid. Menjëherë pas ndeshjes, Zidane, theksoi se gjendja e tij është shqetësuese dhe se do të rikthehet në klub, por vetëm kaq nuk ka mjaftuar për të qetësuar stafin e Real Madrid, mbi të gjitha Jose Mourinho-n.
L’Equipe zbulon një prapaskenë që mund të sjell një tjetër përplasje në distancë ndërmjet Realit dhe Francës. Sipas të përditshmes franceze, stafi mjekësor i Real Madrid nuk e ka pritur mirë faktin që Franca vendosi të aktivizojë Kylian Mbappe, kjo pasi “gjeli” më i famshëm kishte shkuar në grumbullimin e ekipit përfaqësues me disa shqetësime muskulore, dhe stafi i Realit shpresonte që Zidane ta kursente për takimin kundër Turqisë, por diçka e tillë nuk ndodhi, Zidane jo vetëm që nuk e kurseu por e aktivizojë titullar. Përfundimi më pas ishte ajo që Reali i druhej më shumë, Mbappe menjëherë pasi shënoi golin e fitores preku gjurin e tij dhe u largua nga fusha.
I rikthyer në Spanjë, Mbappe iu nënshtrua vizitave mjekësore, të cilat për fat të mirë nuk shfaqën një problem shqetësuar, por gjendja e tij do të monitorohet në vijim. L’Equipe zbulon se Jose Mourinho telefonoi menjëherë Mbappe, duke u interesuar për gjendjen e tij. Kjo nuk është hera e parë, që Franca dhe Real Madrid kanë një fërkim në distancë për mënyrën e menaxhimit të Kylian Mbappe.








